Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe një nga të dërguarit e tij në negociatat me Moskën, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të diskutojë mundësinë që Ukraina të marrë garanci sigurie të ngjashme me ato që parashikon neni 5 i NATO-s.

Në një deklaratë të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Kushner tha se edhe presidenti Trump është i gatshëm të shqyrtojë një mekanizëm të tillë të sigurisë për Ukrainën.
Ai e cilësoi gatishmërinë për të diskutuar këtë mundësi si një “hap të madh përpara” në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës.
Kushner po udhëheq përpjekjet diplomatike së bashku me Steve Witkoffin, ndërsa të dy janë kritikuar më herët për mungesë përvoje në trajtimin e çështjeve komplekse me Rusinë.
Megjithatë, deri më tani, negociatat e udhëhequra nga SHBA-ja kanë prodhuar pak rezultate konkrete drejt përfundimit të luftës.
Deklarata e Kushnerit vjen në një kohë kur sulmet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë. Në të njëjtën ditë, një sulm me dronë ndaj një supermarketi në rajonin e Kievit la të vrarë tre persona.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





