“Kush je ti bre me u konsultu me ty?”, Limaj i ashpër me Dhomat e Specializuara për Ligjin për Specialen

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar miratimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se, pavarësisht presioneve dhe tentimeve për kontestim, ai beson se ligji nuk mund të rrëzohet.

Sponsor 3M Express

Duke folur mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Limaj deklaroi se beteja lidhur me këtë çështje ka filluar dhe se, sipas tij, Gjykata e Specializuar nuk ka kompetenca për të ushtruar kontroll mbi Kuvendin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Kush e rrëzon? Vullnetin tonë, të 90 vetave a? Kush e rrëzon? Ndërro marrëveshjen. Edhe një herë, Gjykata e Hagës ka kompetenca lëndore, pikë. Juridiksion lëndor. Nuk ka kontroll mbi Parlamentin e Kosovës dhe kurrë Parlamenti i Kosovës nuk duhet me ia dhanë”, u shpreh Limaj.

Ai gjithashtu kritikoi ata që, sipas tij, kanë kërkuar krijimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se argumentet politike dhe juridike janë në anën e Kosovës.

“Sa i përket pjesës politike, asnjë të drejtë më politike, morale, atyre që na kanë kërkuar me bë Gjykatën nuk iu kanë mbetur. Ata e dinë çka ka ndodhë. Nuk kanë gjë që ata nuk kanë thënë, e që kemi rënë në lajthitje. Krejt argumentet politike dhe juridike janë në anën tonë. Kosova duhet të zotohet për ta ruajtur drejtësinë”, deklaroi ai.

Limaj kritikoi edhe qëndrimet e përfaqësuesve të Dhomave të Specializuara, duke e cilësuar si arrogancë mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar çështja e konsultimit për Ligjin me institucionet e Kosovës.

“Këtu ka arrogancë, për çka me të konsultu, kush je ti me u konsultu me ty? Kush je ti bre? Na të kemi kriju”, tha Limaj.

Lexo edhe

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

“Kush je ti bre me u konsultu me ty?”, Limaj i ashpër me Dhomat e Specializuara për Ligjin për Specialen | Momenti