Kush i paguan e kush i regjistron milionat? Kërçeli ngre pikëpyetje për investimet e KEDS-it

Kush i paguan e kush i regjistron milionat? Kërçeli ngre pikëpyetje për investimet e KEDS-it

Kush i paguan e kush i regjistron milionat? Kërçeli ngre pikëpyetje për investimet e KEDS-it

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e regjistrimit të aseteve të KEDS-it, të financuara nga qytetarët.

Sponsor 3M Express

Gjatë raportimit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Komisionin parlamentar për Ekonomi, Kërçeli ka kërkuar sqarime nëse investimet e realizuara nga qytetarët për vendosjen e fermave solare, përfshirë transformatorët, regjistrohen si asete të KEDS-it dhe raportohen si të tilla në ZRRE.

“A jeni në dijeni se ata që dëshirojnë me vendos ferma solare, ata (qytetarët) e paguajnë trafon dhe KEDS-i e fut si aset të vetin, e këtë aset ua raporton juve (ZRRE) 200 milionë, e ka paguar qytetari i Kosovës. Për këtë a jeni në dijeni?”, pyeti Kërçeli.

Në përgjigje, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Driton Gojani, tha se i nevojitet më shumë kohë për të dhënë sqarime lidhur me këtë çështje.

“Ndoshta më vyn kohë pak më shumë për këtë”, u shpreh shkurt Gojani gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomi.

Aktualisht kryesuesi i ZRRE-së, Driton Gojani raporton para Komisionit për Ekonomi, i cili tha se për vitin 2027 synojnë të bëjnë një raport të auditimit.

“Në për vitin 2027 kemi paraparë që në kuadër të shpenzimeve operative, thjesht auditimi i investimeve, do të bëjmë përpjekje që të kemi një raport të auditimit”, tha ai.

Gojani tha se parashohin të bëjnë edhe një departament të monitorimit.

“Parashohim që në të ardhmen si pjesë si një prej departamenteve, të jetë edhe ai i monitorimit. Në atë kuadër ne shpresojmë të kemi edhe monitorimin e kodeve aktuale, teknike. Monitorimi i standardeve të cilësisë dhe i inkasimeve me dy operatorë, KEDS dhe KESCO”, tha ai.

Gojani bëri të ditur se humbjet e lejuara sipas tij, janë 14.28 për qind.

“Humbjet e lejuara janë 14.28 për qind…Çka është nën 14.28 për qind janë pjesë që mbulohen në tarifë, më shumë nuk mbulohet. Këtu është afërisht vlera 0.7 për qind që nuk mbulohet në tarifë, nuk hynë si pjesë e të ardhurave të lejuara…Është një nxitje për operatorët, si për operatorin e sistemit të transmetimit si të shpërndarjes, se nëse ai mbërrin me i pas humbjet më të ulëta se 14.28 për qind kuptohet se është një nxitje që ato i ka të ardhura shtesë”, tha ai.

I pyetur nga një anëtar komisioni, nëse kjo iu ngarkohet qytetarëve në fatura prej kompanisë, ai u përgjigj duke thënë se deri në shifrën 14.28 për qind është pjesë e të ardhurave të lejuara. /kp/

Lexo edhe

Ushtari i plagosur i FSK-së do t’i nënshtrohet nesër operimit

Ushtari i plagosur i FSK-së do t’i nënshtrohet nesër operimit

“A blen KEK-u rrymë?”, përplasje në Komision

“A blen KEK-u rrymë?”, përplasje në Komision

Chelsea vazhdon t’i besojë Alonsos, nuk planifikon shkarkimin e tij

Chelsea vazhdon t’i besojë Alonsos, nuk planifikon shkarkimin e tij