Kush është gruaja pas Trumpit për të cilën po flasin të gjithë në rrjet? Disa mendojnë se videoja nuk është reale

Një video e realizuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë ka tërhequr vëmendjen e madhe në rrjetet sociale, por këtë herë personi nuk ishte Donald Trump.

Sponsor 3M Express

Përdoruesit u fokusuan te gruaja që qëndronte pas presidentit amerikan, duke komentuar pamjen dhe mënyrën e saj të qëndrimit.

Madje, disa ngritën dyshime nëse pamjet ishin reale apo të krijuara me inteligjencë artificiale.

Gruaja në fjalë është Susan Dell, bashkëshortja e miliarderit Michael Dell, themeluesit dhe drejtuesit të kompanisë teknologjike Dell Technologies.

Çifti ndodhej në Shtëpinë e Bardhë për të prezantuar zgjerimin e programit “Trump Accounts”, i cili u mundëson fëmijëve amerikanë të kenë llogari investimi dhe kursimi për të ardhmen.

Programi mbështetet nga qeveria amerikane, kompani të mëdha dhe donatorë privatë, mes tyre edhe familja Dell.

Megjithatë, qëllimi i vizitës mbeti në plan të dytë në rrjetet sociale.

Foto: X

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte Susan Dell, pasi disa përdorues e përshkruan qëndrimin e saj si ‘robotik’, ndërsa të tjerë komentuan se e gjithë skena dukej si një moment i shkëputur nga një film fantastiko-shkencor.

Pyetja që u përsërit më së shumti ishte: “A është kjo e vërtetë apo AI?”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Arrestohet në Tiranë një shtetas i Ukrainës, dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike

Arrestohet në Tiranë një shtetas i Ukrainës, dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike

Nushit të PSD-së “s’ia mbush syrin” Shiroka-Pula: Presidente që i konvenon Kurtit, erdhi përmes “ligjit farsë” të PDK-së

Nushit të PSD-së “s’ia mbush syrin” Shiroka-Pula: Presidente që i konvenon Kurtit, erdhi përmes “ligjit farsë” të PDK-së

Ronaldo nuk përmbahet ndaj moderatorit: Thuaji të ndalojë botoksin, duket si mollë

Ronaldo nuk përmbahet ndaj moderatorit: Thuaji të ndalojë botoksin, duket si mollë

Kush është gruaja pas Trumpit për të cilën po flasin të gjithë në rrjet? Disa mendojnë se videoja nuk është reale | Momenti