Kurti: Projekti i energjisë nga era pritet të sjellë 150 milionë euro investime

Kurti: Projekti i energjisë nga era pritet të sjellë 150 milionë euro investime

Kurti: Projekti i energjisë nga era pritet të sjellë 150 milionë euro investime

Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se ky projekt i ri vjen pas përfundimit të parkut të erës prej 70 MW në Zatriq dhe fillimit të ndërtimit të parkut solar prej 105 MW në Kramovik/Guri i Kuq.

Sipas tij, rritja e kapaciteteve vendore të prodhimit të energjisë do të ndikojë në uljen e varësisë së Kosovës nga importi.

Sponsor 3M Express

“Më shumë prodhim vendor me çmim të favorshëm për qytetarët do të thotë më pak varësi nga importi”, ka shkruar Kurti.

Ai ka uruar kompaninë franceze AKUO Energy SAS për fitoren në ankand, ndërsa ka falënderuar ekipin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), e cila ka shërbyer si këshilltare e transaksionit.

Kurti e ka cilësuar procesin si konkurrues dhe transparent, duke vlerësuar angazhimin për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë së ripërtëritshme.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Tragjedi në Itali, ndërron jetë foshnja e lindur para kohe pasi nëna u përplas nga vetura që po ikte nga Policia

Tragjedi në Itali, ndërron jetë foshnja e lindur para kohe pasi nëna u përplas nga vetura që po ikte nga Policia

“Qesharake”, Paçarizi për Qeverinë Kurti: Blerja e banesave nga mërgata u paraqit si investim i huaj (VIDEO)

“Qesharake”, Paçarizi për Qeverinë Kurti: Blerja e banesave nga mërgata u paraqit si investim i huaj (VIDEO)

“Çka quajmë sovranitet?”, komentohet takimi në Prishtinë ndërmjet KFOR-it dhe Ushtrisë së Serbisë (VIDEO)

“Çka quajmë sovranitet?”, komentohet takimi në Prishtinë ndërmjet KFOR-it dhe Ushtrisë së Serbisë (VIDEO)