Kurti kërkon nga Franca mbështetje për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE

Kurti kërkon nga Franca mbështetje për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE

Kurti kërkon nga Franca mbështetje për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar mbështetjen e Francës për avancimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, përfshirë marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave.

Kurti mbrëmë ishte i ftuar në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Francës, ku zhvilloi diskutime me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komisionit për Çështje Evropiane.

Sponsor 3M Express

Në fjalën hyrëse, ai foli për përparimin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së Francës për të ardhmen evropiane të vendit, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.

“Në fjalën hyrëse, kryeministri Kurti foli për përparimin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Republikës së Kosovës, si dhe theksoi rolin e rëndësishëm të Francës për të ardhmen evropiane të vendit, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik. Ndërkaq, shtoi se dialogu politik me Presidentin Macron ka hapur mundësi për thellim të partneritetit. Ai, po ashtu, përmendi pesë marrëveshjet dhe instrumentet e nënshkruara në korrik: dy për bashkëpunim juridik, një për mësimin e gjuhës frënge, kredinë në vlerë 60 milionë euro për investime infrastrukturore për Lojërat Mesdhetare dhe letrën e synimit për bashkëpunim për “Prishtina 2030”.

Teksa përmendi rreziqet nga akterët e jashtëm në Ballkanin Perëndimor, kryeministri Kurti tha se Franca gjithmonë ka qenë mbështetëse e zgjerimit si riunifikim i Evropës dhe shtoi se Kosova ka bërë zgjidhjen e saj strategjike, dhe tani kërkon një proces anëtarësimi të bazuar në merita.

‘Aplikimi ynë për anëtarësim në BE po pret hapin e radhës që nga dhjetori i vitit 2022. Kërkojmë statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave. Besojmë se kjo do t’i kontribuojë më tej paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe do të përforcojë institucionet tona demokratike dhe do të rrisë prosperitetin për popullin tonë’, tha ai.

Kryeministri Kurti theksoi se Republika e Kosovës është e gatshme të pranojë pyetësorin dhe të lëvizë përpara, ndërsa kërkoi ndihmën e Francës në sigurimin e vendimit nga Këshilli Evropian.

Përgjatë diskutimit, kryeministri Kurti foli për një mori temash, përfshirë stabilitetin institucional dhe zhvillimet politike në rajon”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeminsitrit.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Egjipti i shpall si terroriste një organizatë nga Kosova

Egjipti i shpall si terroriste një organizatë nga Kosova

Diplomacia parlamentare, në fokus të takimit Malaj–Lushaku-Sadriu

Diplomacia parlamentare, në fokus të takimit Malaj–Lushaku-Sadriu

Gashi: Integrimi evropian mbetet orientimi strategjik i Kosovës

Gashi: Integrimi evropian mbetet orientimi strategjik i Kosovës