Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë me postimin e tij të fundit në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram disa fotografi në shoqërinë e partneres së tij, duke ndarë me ndjekësit momente nga koha që kanë kaluar së bashku.
Në imazhet e publikuara, dyshja shfaqet në momente të afërta, ku nuk mungojnë përqafimet dhe gjestet e dashurisë.
Në njërën prej fotografive, Kuqari shihet duke e puthur partneren në faqe, ndërsa në të tjera ata pozojnë të përqafuar.
Megjithatë, pavarësisht publikimit të këtyre fotografive, ish-banori ka zgjedhur të mos ia zbulojë fytyrën partneres, duke ruajtur kështu identitetin e saj.
Postimit, Fationi i ka bashkangjitur vetëm përshkrimin e shkurtër “OK”, pa dhënë detaje të tjera. /Telegrafi/




