Kthehet nga puna dhe gjen shtëpinë të demoluar – ferizajasi ndalohet për 48 orë pas denoncimit të familjes

Një rast i rëndë i dëmtimit të pasurisë dhe dhunës në familje është raportuar më 9 tetor në rrugën “Mehmet Begraca” në Ferizaj.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 16:00, A.I, pasi është kthyer nga puna, ka vërejtur se shtëpia ishte demoluar, ndërsa sipas deklarimit të saj, dëmet materiale ishin të konsiderueshme dhe përfshinin orenditë dhe inventarin e shtëpisë.

Si i dyshuar për rastin është identifikuar vëllai i saj, B.I.

Sipas deklarimeve të familjarëve, sjelljet e tij agresive kanë shkaktuar shqetësim dhe frikë se situata mund të përshkallëzohet dhe të rrezikojë anëtarët e tjerë të familjes.

Familjarët kanë deklaruar gjithashtu se i dyshuari ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe se më herët i ishte rekomanduar trajtim mjekësor. Sipas tyre, ai kishte ndërprerë terapinë e përshkruar dhe më pas kishte filluar të shfaqte sjellje agresive dhe të paparashikueshme.

Pas sigurimit të pranisë së tij në stacion policor, B.I nuk është intervistuar, për shkak të gjendjes së tij, e cila sipas informatave të rastit është konstatuar edhe nga mjekët.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rasti po trajtohet për “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë” dhe “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kthehet nga puna dhe gjen shtëpinë të demoluar – ferizajasi ndalohet për 48 orë pas denoncimit të familjes appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nëntë të vdekur nga të shtënat në Pensilvani, mes viktimave dy fëmijë dhe një grua shtatzënë

Nëntë të vdekur nga të shtënat në Pensilvani, mes viktimave dy fëmijë dhe një grua shtatzënë

Shiten 10 mijë bileta për ndeshjen Shqipëri–Finlandë

Shiten 10 mijë bileta për ndeshjen Shqipëri–Finlandë

Klubi “Dëshira” kërkon zgjerimin e shërbimeve për personat që kanë nevojë për mbështetje profesionale

Klubi “Dëshira” kërkon zgjerimin e shërbimeve për personat që kanë nevojë për mbështetje profesionale