Kroacia frenon avancimin e Malit të Zi drejt BE-së

Kroacia frenon avancimin e Malit të Zi drejt BE-së

Kroacia frenon avancimin e Malit të Zi drejt BE-së

Të gjitha kushtet kanë të bëjnë me luftën në Kroaci në fillim të viteve ‘90, kur Mali i Zi mori pjesë aktive përkrah Serbisë. Kërkesat e Kroacisë janë të vjetra me dekada, por Podgorica zyrtare deri tani nuk është marrë me zgjidhjen e tyre.

Mali i Zi, si shteti më i përparuar në procesin integrues, synonte t’i përfundonte negociatat me BE-në deri në fund të këtij viti. Kushtet e Kroacisë, e cila ka të drejtë vetoje, tani e vënë këtë kalendar në pikëpyetje.

Sponsor 3M Express

Kjo duket edhe në dokumentin përfundimtar të samitit të BE-së. Me insistimin e Kroacisë, afati deri në fund të vitit u hoq dhe gjuha u zbut. Tani nuk përmendet më asnjë datë se kur mund të përfundojnë negociatat e anëtarësimit.

Kryeministri kroat konfirmoi se ndryshimet u bënë me insistimin e Zagrebit.

“Ka disa çështje të hapura – çështje vlerash, mes Kroacisë dhe Malit të Zi, për të cilat po zhvillojmë dialog me qeverinë e Malit të Zi. Me nismën tonë i ndryshuam konkluzionet, të cilat u dërguan një mesazh realist kolegëve në Mal të Zi që t’i përkushtohen bisedimeve me Kroacinë”, tha Andrej Plenkoviq, kryeministër i Kroacisë.

Mali i Zi mbetet kandidati më i përparuar, me dy të tretat e kapitujve negociues të mbyllur përkohësisht. Ai synon anëtarësimin e plotë gjatë vitit 2028. Mirëpo pa dritën jeshile të Zagrebit nuk mbyllen dot negociatat dhe nuk mund të nënshkruhet as Traktati i Anëtarësimit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Pezullohen dy efektivë policie në Tiranë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve, nis hetimi disiplinor

Pezullohen dy efektivë policie në Tiranë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve, nis hetimi disiplinor

Dëshmi të reja kundër komedianit Brand, i akuzuar për vepra penale seksuale

Dëshmi të reja kundër komedianit Brand, i akuzuar për vepra penale seksuale

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

Kroacia frenon avancimin e Malit të Zi drejt BE-së | Momenti