Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi

Sipas analistëve, pushteti po e përdor çështjen e Kosovës për të dobësuar mbështetjen ndaj Listës Studentore, rivales kryesore në këto zgjedhje.

“Ajo që kemi vërejtur gjatë përcjelljes së fushatës është se Kosovën më së shpeshti e përdor pushteti në fushatën negative kundër studentëve, me pretendimin se ata do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Në këtë mënyrë përpiqet të largojë një pjesë të votuesve me orientim më nacional nga Lista Studentore”, tha Sofija Popovbiq nga European Western Balkans.

Sponsor 3M Express

Qëndrimet mbeten të njohura. Pushteti dhe Lista Studentore i referohen Kushtetutës së Serbisë. Disa parti nacionaliste kërkojnë tërheqjen nga marrëveshjet e Brukselit. Një qasje tjetër paraqet koalicioni opozitar “Serbia Evropiane”, i cili kërkon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Ne kemi dokumente të miratuara në Kuvend dhe duhet të veprojmë në përputhje me to. Duhet të liberalizojmë tregtinë, udhëtimet, arsimin, sportin e kështu me radhë. Për mua kjo është çështje njerëzore, jo çështje shtetësie”, tha  Goran Jeshiq,  nga Koalicioni “Serbia Evropiane”.

Kosova mbetet pjesë e përplasjeve politike në Serbi. Por të rëndësishme janë edhe votat e serbëve të Kosovës. Më 25 tetor, ata do të votojnë në Rashkë, Vranjë, Kurshumli dhe Tutin.

Qeverinë e ardhshme në Beograd e presin detyrimet nga dialogu. Për Kosovën dhe rajonin, mbetet pyetja: a do të ndryshojë pas zgjedhjeve vetëm retorika politike, apo edhe qasja e Beogradit ndaj Kosovës?

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ekskluzive | I mituri kapet me katër qese marihuanë në Shtime – thotë se drogën e bleu për 30 euro në Prishtinë

Ekskluzive | I mituri kapet me katër qese marihuanë në Shtime – thotë se drogën e bleu për 30 euro në Prishtinë

Protestë kundër Kurtit më 1 nëntor në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e tij

Protestë kundër Kurtit më 1 nëntor në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e tij

Dizajneri nga Kosova, uniformën e UÇK-së e çon në Paris Fashion Week (VIDEO)

Dizajneri nga Kosova, uniformën e UÇK-së e çon në Paris Fashion Week (VIDEO)