Kosova ndër vendet më të sigurta |Video

Kosova ndër vendet më të sigurta |Video

Kosova ndër vendet më të sigurta |Video

Sipas raportit, Kosova ka marrë gjithsej 90 pikë në perceptimin e sigurisë personale dhe besimit në rendin dhe ligjin, duke tejkaluar edhe mesataren botërore.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, the se ky është një lajm mjaft i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe besimin e tyre në institucionet e sigurisë.

Sponsor 3M Express

“Kjo është dëshmi e qartë se Kosova nuk duhet të vlerësohet vetëm për sfidat që ka, por dhe për rezultatet që i arrin në praktikë. Andaj kjo duhet të jetë edhe një krenari për Republikën e Kosovës dhe një sukses i madh për Republikën e Kosovës, por nuk duhet të ndalemi me këto sfida sepse janë edhe sfida të tjera siç është krimi i organizuar, armët ilegale, cënimi i sigurisë, por ja që ky është vlerësim ndërkombëtar, duhet vlerësuar si i tillë që është përshtypje për vazhdimësi gjithmonë për të arritur rezultate”, ka thënë për RTK, Dashevci.

Edhe politologu Dorajet Imeri theksoi ky është një tregues pozitiv për sigurinë në vend. Ai renditi edhe disa nga faktorët që kanë ndihmuar në këtë performancë të Kosovës.

“Natyrisht janë shumë faktorë të cilët e kanë përcaktuar këtë situatë. Unë konsideroj që ka të bëjë para së gjithash me vlerësimin që i ka bërë NATO kësaj sigurie. Pastaj edhe me faktin se Kosova ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm, sidomos në veriun e Kosovës, luftën e parreshtur kundër grupeve terroriste dhe kriminale, sikundër edhe konfiskimin e një numri të madh të armëve. Gjatë kësaj periudhe kohore ne kemi pasur një varg zgjedhjesh të cilat janë mbajtur do të themi me korrektësinë më të lartë, dhe rendi demokratik i konsoliduar në Republikën e Kosovës është tregues që institucionet e sigurisë në vend kanë shënuar një progres të jashtëzakonshëm dhe perceptimi i qytetarëve për rendin dhe sigurinë publike në Kosovë është shumë i madh”, ka thënë Imeri.

Pas publikimit të rezultateve, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës. Sipas saj, ky vlerësim pasqyron forcën e institucioneve të vendit dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen e sigurisë publike për të garantuar një mjedis gjithnjë e më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vlerësuar punën e institucioneve të sigurisë dhe angazhimin e zyrtarëve në ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike. Ai ka theksuar se ky rezultat është fryt i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përkushtimit të vazhdueshëm të zyrtarëve që janë në shërbim të qytetarëve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat

Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpall Mianmarin përgjegjës për gjenocid

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpall Mianmarin përgjegjës për gjenocid

Bllokohet një anije me karburant në portin e Durrësit, transportoi 16.8 tonë më shumë se sa kishte deklaruar në doganë

Bllokohet një anije me karburant në portin e Durrësit, transportoi 16.8 tonë më shumë se sa kishte deklaruar në doganë