Familjet e dy punëtorëve nga Kosova që humbën jetën në Itali, dëmshpërblehen me 2 milionë euro

Familjet e dy punëtorëve nga Kosova që humbën jetën në Itali, dëmshpërblehen me 2 milionë euro

Familjet e dy punëtorëve nga Kosova që humbën jetën në Itali, dëmshpërblehen me 2 milionë euro

Dy punëtorët, V.Xh. dhe D.S., humbën jetën në maj të vitit 2025, pasi furgoni me të cilin po udhëtonin drejt një kantieri ndërtimi u përplas me kamionë në autostradën A22.

Sponsor 3M Express

Familjet e dy punëtorëve me origjinë nga Kosova, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik trafiku në Itali, do të përfitojnë gjithsej 2 milionë euro dëmshpërblim,

Shuma do të paguhet nga kompania e sigurimeve të furgonit, i cili ishte i regjistruar në emër të kompanisë ku punonin dy viktimat, transmeton albinfo.ch.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e 30 majit 2025, rreth orës 06:30, në autostradën A22, në segmentin ndërmjet Bressanones dhe Chiusa-s. Katër punëtorë po udhëtonin me automjetin e kompanisë drejt një kantieri ndërtimi, kur furgoni u përplas me disa kamionë.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, drejtuesi i furgonit po parakalonte disa automjete të rënda. Gjatë kthimit në korsinë e tij, ai nuk arriti të dallonte me kohë një kolonë kamionësh që po lëviznin ngadalë.

Përplasja ishte fatale për dy punëtorët që ndodheshin në anën e djathtë të furgonit, njëri në sediljen e pasagjerit dhe tjetri në sediljen e pasme. Të dy mbetën të bllokuar në rrënojat e automjetit dhe humbën jetën në vendngjarje.

Dy personat e tjerë, përfshirë drejtuesin e furgonit, mbetën të plagosur, por jo rëndë.

Viktimat, V.Xh. dhe D.S., jetonin prej kohësh në Itali dhe punonin në sektorin e ndërtimit. Njëri ishte banor i Bronzolos, ndërsa tjetri jetonte në Bolzano.

Dëmshpërblimi prej 2 milionë eurosh synon të kompensojë familjet për humbjen e dy të afërmve në aksidentin tragjik./Albinfo.ch

Lexo edhe

Vijon protesta në Tiranë, bllokohet rruga e Durrësit

Vijon protesta në Tiranë, bllokohet rruga e Durrësit

Shiroka-Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejt sigurie

Shiroka-Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejt sigurie

Frika nga Ebola i largon gratë dhe fëmijët nga spitalet në Kongo

Frika nga Ebola i largon gratë dhe fëmijët nga spitalet në Kongo

Familjet e dy punëtorëve nga Kosova që humbën jetën në Itali, dëmshpërblehen me 2 milionë euro | Momenti