Harry Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayern Munich

Harry Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayern Munich

Harry Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayern Munich

Harry Kane është bërë futbollisti me pagën më të lartë te Bayern Munich, duke lënë pas edhe yllin gjerman Jamal Musiala.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimit të mediumit gjerman “Sky Sport DE”, sulmuesi anglez do të përfitojë më shumë se 30 milionë euro bruto në vit, duke përfshirë edhe bonuset e mundshme.

Kontrata e re e Kane është trevjeçare dhe do ta mbajë atë në “Allianz Arena” deri në vitin 2029. Marrëveshja nuk përmban klauzolë lirimi dhe as mundësi për vazhdimin e saj përtej këtij afati.

Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të tij do të varet nga bonuset, të cilat lidhen me sukseset në garat vendore, triumfin në Ligën e Kampionëve, numrin e golave dhe asistimeve, si dhe mundësinë për ta fituar sërish Topin e Artë.

Sipas “Sky Sport DE”, kjo marrëveshje e rendit Kane në mesin e tri kontratave më të mëdha në futbollin evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Hykmete Bajrami paralajmëron kandidaturën për kryetare të LDK-së: Zyrtarizimin do ta bëj kur të bindem se procesi është i drejtë

Hykmete Bajrami paralajmëron kandidaturën për kryetare të LDK-së: Zyrtarizimin do ta bëj kur të bindem se procesi është i drejtë

Aksioni i Krimeve Ekonomike në Prizren, këta janë dy persona e arrestuar për mijëra paketime me barna kontrabandë

Aksioni i Krimeve Ekonomike në Prizren, këta janë dy persona e arrestuar për mijëra paketime me barna kontrabandë

Ardian Krasniqi rikthehet në ring më 14 nëntor

Ardian Krasniqi rikthehet në ring më 14 nëntor