Sipas njoftimit, orkestra rikthehet në këtë skenë nën drejtimin e dirigjentit Vehbi Shosholli.
Programi muzikor do të përfshijë vepra të kompozitorëve të njohur si Beethoven, Mozart dhe Dvořák, si dhe kompozime të Márquez, Offenbach dhe Lorenc Antonit. Përmes këtij repertori, muzikantët e rinj do të sjellin një ndërthurje të muzikës klasike, ritmeve latino-amerikane dhe tingujve të muzikës shqiptare.

Koncerti do të mbahet më 12 dhjetor 2026, duke filluar nga ora 20:00, në Sallën e Madhe të Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut në Shkup. Hyrja për publikun do të jetë falas.
Burimi: RTKLive





