Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin ekskluziv të Sinjalit lidhur me ekstradimin e një personi nga Gjermania në Kosovë.

Siç mësoi ekskluzivisht Sinjali, bëhet fjalë për Shpend Hysenin, i cili u ekstradua në Kosovë gjatë orëve të para të 10 tetorit, përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Në njoftimin zyrtar, Policia ka dhënë detaje lidhur me arsyen e ekstradimit, duke bërë të ditur se Hyseni ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar, për veprën penale që lidhet me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve.
Sipas Policisë, ekstradimi u realizua më 9 tetor, në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Pas ekstradimit, Hyseni iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Prishtinës për vazhdimin e procedurave ligjore.
Ndërkohë, siç raportoi më herët Sinjali, ndaj tij ishte aktive edhe një urdhëresë e Gjykatës Themelore në Prishtinë për vuajtjen e dënimit prej dy vitesh burgim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Konfirmohet raportimi i Sinjalit për ekstradimin e Shpend Hysenit nga Gjermania, kërkohej nga INTERPOL-i për narkotikë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




