Komuna zvicerane ndan nga 100 franga për secilin banor, përfitojnë mbi 25 mijë persona

Një komunë në Zvicër ka marrë vendim që t’u ndajë nga 100 franga secilit prej banorëve të saj, si një mënyrë për t’ua kthyer qytetarëve një pjesë të suficitit financiar të realizuar gjatë vitit të kaluar.

Sponsor 3M Express

Bëhet fjalë për komunën e Baarit, në kantonin e Zugut, e cila planifikon t’u shpërndajë nga 100 franga gjithsej 25.540 banorëve.

Sipas mediumit zviceran Zentralplus, shuma e përgjithshme e ndarë për këtë qëllim arrin në 2 milionë e 554 mijë franga.

Pagesat pritet të realizohen në fillim të dhjetorit 2026. Banorët nuk do t’i marrin paratë në dorë, por do të përfitojnë kuponë përmes kodeve QR, të cilët mund t’i përdorin në bizneset dhe dyqanet lokale.

Vendimi vjen pas rezultatit pozitiv financiar të komunës për vitin 2025, kur Baar regjistroi një suficit prej 55.5 milionë frangash, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, përfitimi nuk vlen për të gjithë personat që jetojnë në Zvicër. Të drejtë për të marrë 100 frangat kanë banorët që kanë qenë të regjistruar në komunën e Baarit më 10 qershor 2026, në orën 17:00.

Përmes kësaj nisme, autoritetet lokale synojnë që një pjesë të të ardhurave të tepërta të komunës ta kthejnë te banorët dhe njëkohësisht të mbështesin ekonominë lokale përmes shpenzimit të kuponëve në bizneset e zonës.

Komuna zvicerane ndan nga 100 franga për secilin banor, përfitojnë mbi 25 mijë persona

Një komunë në Zvicër ka marrë vendim që t’u ndajë nga 100 franga secilit prej banorëve të saj, si një mënyrë për t’ua kthyer qytetarëve një pjesë të suficitit financiar të realizuar gjatë vitit të kaluar.

Bëhet fjalë për komunën e Baarit, në kantonin e Zugut, e cila planifikon t’u shpërndajë nga 100 franga gjithsej 25.540 banorëve.

Sipas mediumit zviceran Zentralplus, shuma e përgjithshme e ndarë për këtë qëllim arrin në 2 milionë e 554 mijë franga.

Pagesat pritet të realizohen në fillim të dhjetorit 2026. Banorët nuk do t’i marrin paratë në dorë, por do të përfitojnë kuponë përmes kodeve QR, të cilët mund t’i përdorin në bizneset dhe dyqanet lokale.

Vendimi vjen pas rezultatit pozitiv financiar të komunës për vitin 2025, kur Baar regjistroi një suficit prej 55.5 milionë frangash.

Megjithatë, përfitimi nuk vlen për të gjithë personat që jetojnë në Zvicër. Të drejtë për të marrë 100 frangat kanë banorët që kanë qenë të regjistruar në komunën e Baarit më 10 qershor 2026, në orën 17:00.

Përmes kësaj nisme, autoritetet lokale synojnë që një pjesë të të ardhurave të tepërta të komunës ta kthejnë te banorët dhe njëkohësisht të mbështesin ekonominë lokale përmes shpenzimit të kuponëve në bizneset e zonës./Telegrafi/

Lexo edhe

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, policia nis hetimet

1.844 gjoba trafiku e 25 arrestime brenda 24 orëve nga policia

Dërgohet pa shenja jete një foshnjë në Spitalin e Pejës, policia nis hetimet