Kompany kritikon lojtarët e Bayernit: Gabimi i Olises ishte budallallëk

Kompany kritikon lojtarët e Bayernit: Gabimi i Olises ishte budallallëk

Kompany kritikon lojtarët e Bayernit: Gabimi i Olises ishte budallallëk

Vincent Kompany nuk i ka kursyer kritikat ndaj lojtarëve të Bayern Munichut, duke përfshirë edhe Michael Olisen, pas gabimeve që po i kushtojnë skuadrës në ndeshjet e fundit.

Sponsor 3M Express

“Është tërësisht faji ynë. Vazhdojmë të humbasim përqendrimin dhe të marrim vendime të gabuara”, deklaroi trajneri belg, duke theksuar se te skuadra e tij ekziston edhe një element i vetëbesimit të tepruar, transmeton Klankosova.tv

Kompany u ndal veçanërisht te kartoni i dytë i verdhë i Olises, duke e cilësuar atë si një gabim të pamenduar. “Kartoni i dytë i verdhë i Michael Olises ishte padyshim një gabim budallallëk. Këtë ia kemi bërë shumë të qartë”, u shpreh ai.

Megjithatë, trajneri i Bayernit nuk beson se skuadrës i mungon energjia apo angazhimi, pasi lojtarët po punojnë shumë. Problemi, sipas tij, qëndron te gabimet që nuk mund t’i lejojnë nëse duan të fitojnë ndeshjet.

“Është e vështirë të fitosh ndeshje kur bën gabime të tilla, edhe kur je qartësisht skuadra më e mirë në fushë”, përfundoi Kompany.

Lexo edhe

Protestuesit sulmojnë godinën e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, thyejnë xhamat dhe i vënë flakën

Protestuesit sulmojnë godinën e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, thyejnë xhamat dhe i vënë flakën

Vinícius pezullohet me katër ndeshje në La Liga, mungon ndaj Barcelonës

Vinícius pezullohet me katër ndeshje në La Liga, mungon ndaj Barcelonës

12 vjet nga droni “Autochthonous” në Beograd

12 vjet nga droni “Autochthonous” në Beograd

Kompany kritikon lojtarët e Bayernit: Gabimi i Olises ishte budallallëk | Momenti