Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, me tetë vota për dhe një kundër.
Kryetari i Komisionit, Arsim Ademi, bëri të ditur se Komisioni nuk ka propozuar rekomandime apo amendamente për këtë projektligj.

“Nuk ka rekomandime as amendamente për këtë projektligj”, tha Ademi.
Në mbledhjen e njëjtë, anëtarët e Komisionit kanë diskutuar edhe draft-planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2026.
Burimi: Dukagjini




