Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, me tetë vota për dhe një kundër.

Kryetari i Komisionit, Arsim Ademi, bëri të ditur se Komisioni nuk ka propozuar rekomandime apo amendamente për këtë projektligj, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk ka rekomandime as amendamente për këtë projektligj”, tha Ademi.
Në mbledhjen e njëjtë, anëtarët e Komisionit kanë diskutuar edhe draft-planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2026.




