Komisioni për Legjislacion miraton shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin e buxhetit për 2026-ën

Komisioni për Legjislacion miraton shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin e buxhetit për 2026-ën

Komisioni për Legjislacion miraton shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin e buxhetit për 2026-ën

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Sponsor 3M Express

Kryetari i komisionit, Vigan Qorrolli, tha se komisioni është ngarkuar nga seanca plenare e 5 tetorit 2026 që ta shqyrtojë projektligjin në përputhje me fushëveprimtarinë e tij.

“Sipas vendimit të seancës plenare, 5 tetorit 2026, jemi të ngarkuar si komision për të shqyrtuar projektligjin numër 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit numër 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, sipas fushëveprimtarisë së komisionit”, deklaroi Qorrolli, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Ai bëri të ditur se anëtarët e komisionit nuk kanë propozuar amendamente për këtë projektligj dhe se raporti do t’i përcillet Komisionit për Buxhet.

“Meqë nuk kemi amendamente për të propozuar, të votohet ky projektligj dhe raporti të dërgohet Komisionit për Buxhet”, tha Qorrolli.

Lexo edhe

Schuebel mirëpret ndërrimin e komandës së KFOR-it: Të forcohet bashkëpunimi BE-NATO në Kosovë

Schuebel mirëpret ndërrimin e komandës së KFOR-it: Të forcohet bashkëpunimi BE-NATO në Kosovë

“Ndërro postimin se na duhet me u vra” – Zbardhen detaje nga kanosja e dyshuar e Gani Gecit ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

“Ndërro postimin se na duhet me u vra” – Zbardhen detaje nga kanosja e dyshuar e Gani Gecit ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

Zulfaj takon eurodeputetin Reuten, diskutohen hapat e Kosovës drejt BE-së

Zulfaj takon eurodeputetin Reuten, diskutohen hapat e Kosovës drejt BE-së