Komandanti i FSK-së në SHBA, takime në Pentagon e me Gardën Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së në SHBA, takime në Pentagon e me Gardën Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së në SHBA, takime në Pentagon e me Gardën Kombëtare të Ajovës

Gjatë qëndrimit në SHBA, Jashari, së bashku me delegacionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, mori pjesë në panairin ndërkombëtar të industrisë së mbrojtjes “AUSA Annual Meeting & Exposition”, i organizuar në Uashington.

Ky aktivitet, ku morën pjesë mbi 700 ekspozues dhe përfaqësues nga më shumë se 100 shtete, shërben si platformë për prezantimin e teknologjive të reja ushtarake dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes. Pjesëmarrja e delegacionit të FSK-së synon të ndihmojë në avancimin e kapaciteteve operacionale dhe procesin e modernizimit të forcës.

Sponsor 3M Express

Në kuadër të vizitës, komandanti Jashari zhvilloi edhe një takim në Pentagon me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Luftës për Luftë Jokonvencionale, Colby C. Jenkins.

Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutuan çështje të sigurisë, zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e operacioneve speciale dhe fusha të tjera me interes të përbashkët. Gjatë bisedimeve u riafirmua mbështetja amerikane për planin e tranzicionit të FSK-së, zhvillimin profesional dhe rritjen e gatishmërisë për kontribut në sigurinë ndërkombëtare.

Një tjetër takim u zhvillua me përfaqësuesit e Gardës Kombëtare të Ajovës, të udhëhequr nga gjeneral brigade Charles H. Lampe.

Palët shqyrtuan rezultatet e bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, si dhe diskutuan prioritetet për planin e bashkëpunimit dypalësh për pesë vitet e ardhshme.

Vizita e delegacionit të FSK-së në SHBA vjen në kuadër të angazhimeve për thellimin e partneritetit me institucionet amerikane të mbrojtjes dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të forcës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

LEX | Supremja rrëzon vendimet e Gjykatës Komerciale, kthen në rigjykim kontestin mes tri kompanive dhe Ndërmarrjes Publike Banesore

LEX | Supremja rrëzon vendimet e Gjykatës Komerciale, kthen në rigjykim kontestin mes tri kompanive dhe Ndërmarrjes Publike Banesore

Supremja kthen në rigjykim kontestin mes tri kompanive dhe NPB-së

Supremja kthen në rigjykim kontestin mes tri kompanive dhe NPB-së

Nga Verity në Digger: 12 nga filmat më të mirë për t’i parë këtë tetor

Nga Verity në Digger: 12 nga filmat më të mirë për t’i parë këtë tetor

Komandanti i FSK-së në SHBA, takime në Pentagon e me Gardën Kombëtare të Ajovës | Momenti