KEK: Njësia A4 në proces të startimit

KEK: Njësia A4 në proces të startimit

KEK: Njësia A4 në proces të startimit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit ka filluar procesi i startimit të njësisë A4 të TC Kosova A.

Sponsor 3M Express

KEK thekson se startimi është fazë e domosdoshme teknologjike për rikthimin në operim të njësive që punojnë me linjit.

“Gjatë ngrohjes graduale të kaldajës dhe stabilizimit të procesit të djegies, tymi nga oxhaku mund të jetë përkohësisht më i dukshëm. Për njësinë A4, kjo fazë pritet të zgjasë rreth 3–4 orë. KEK e kupton shqetësimin që mund të shkaktojë tymi i dukshëm dhe kërkon mirëkuptimin e banorëve të zonës dhe të Komunës së Obiliqit gjatë kësaj faze”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se me përfundimin e procedurave të startimit, njësia A4 pritet të sinkronizohet së shpejti me rrjetin elektroenergjetik dhe të kalojë gradualisht në operim të qëndrueshëm. /Telegrafi/

Lexo edhe

Dorëhiqet njeriu që udhëhoqi revolucionin e inteligjencës artificiale – Nvidia tronditet, aksionet bien në bursë

Dorëhiqet njeriu që udhëhoqi revolucionin e inteligjencës artificiale – Nvidia tronditet, aksionet bien në bursë

Ora inteligjente mund të zbulojë një problem të fshehtë të zemrës – studimi i ri sjell rezultate premtuese

Ora inteligjente mund të zbulojë një problem të fshehtë të zemrës – studimi i ri sjell rezultate premtuese

Tensionet SHBA-Iran mbajnë çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare pranë 96 dollarëve

Tensionet SHBA-Iran mbajnë çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare pranë 96 dollarëve