KE: Fragmentimi politik ka penguar përparimin e Kosovës në reformat kyçe

KE: Fragmentimi politik ka penguar përparimin e Kosovës në reformat kyçe

KE: Fragmentimi politik ka penguar përparimin e Kosovës në reformat kyçe

Përveç çështjeve politike dhe institucionale, raporti konstaton se nuk ka pasur përparim në funksionimin e gjyqësorit. Në luftën kundër korrupsionit përparimi ka qenë i kufizuar, ndërsa në luftën kundër krimit të organizuar është shënuar njëfarë përparimi.

Raporti evidenton gjithashtu ndikimin politik dhe ekonomik në gjyqësor, i cili, siç thuhet, “në disa aspekte është intensifikuar”.

Sponsor 3M Express

“Bllokimi institucional ndikoi në zbatimin e reformave që lidhen me BE-në gjatë periudhës raportuese. Megjithatë, Kosova kohët e fundit e ka intensifikuar zbatimin e agjendës së reformave. BE-ja e mirëpriti zgjedhjen e presidentit të ri dhe shpresojmë që stabiliteti i ripërtërirë institucional do t’i mundësojë Kosovës të përparojë”, ka thënë Marta Kos, komisionere për zgjerim

Dialogu me Serbinë vazhdon të cilësohet si kusht kryesor për përparimin e Kosovës drejt BE-së. Raporti kritikon veprimet e njëanshme të Kosovës në veri, ndërsa për Serbinë vlerëson se ka shkelur detyrimet e dialogut, duke lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Po ashtu, theksohet se Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë hap të rëndësishëm për të siguruar llogaridhënie për sulmin në Banjskë.

Përparim i kufizuar është shënuar edhe në fushën e lirisë së shprehjes. Raporti kritikon gjuhën e ashpër të zyrtarëve të lartë, përfshirë kryeministrin, ndaj gazetarëve.

Sa i përket transmetuesit publik, Komisioni Evropian vlerëson se RTK-ja ndodhet në krizë të thellë financiare dhe thekson nevojën për miratimin e ligjit të ri për RTK-në, i cili do të siguronte financim të qëndrueshëm për institucionin.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Marta Kos: Bashkimi Evropian po dialogon me Qeverinë e Kosovës për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Marta Kos: Bashkimi Evropian po dialogon me Qeverinë e Kosovës për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

Rafael Nadal pritet të marrë një rol drejtues te Real Madridi

Rafael Nadal pritet të marrë një rol drejtues te Real Madridi

KE: Fragmentimi politik ka penguar përparimin e Kosovës në reformat kyçe | Momenti