Katër të rinj pranë një veture në Pejë tërheqin vëmendjen e Policisë – 22-vjeçarit i gjenden dy qese me marihuanëdhe një xhoint

Një kontroll rutinë i Policisë në Pejë ka përfunduar me zbulimin e një sasie të dyshuar marihuane te një 22-vjeçar, i cili po qëndronte pranë një veture së bashku me tre persona të tjerë. Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dy qese me substancë të dyshuar narkotike, një cigare të mbështjellë dhe letër për përgatitjen e cigareve. Rasti është marrë në trajtim nga hetuesit e antidrogës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 20:15, në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, patrulla policore gjatë një kontrolli rutinë kishte hasur në katër të rinj që po qëndronin pranë një veture.

Pas identifikimit të tyre, policët kanë kryer kontroll për sende dhe substanca të ndaluara.

Gjatë kontrollit të Adriatik Kadrisë, rreth 22-vjeçar, zyrtarët policorë kanë gjetur dy qese najloni me substancë të dyshuar marihuane, një cigare të dyshuar si xhoint dhe letër për mbështjelljen e cigareve.

Në vendngjarje është angazhuar edhe njësia e krimteknikës, e cila ka bërë peshimin e substancave të gjetura.

Sipas rezultateve të peshimit, njëra qese kishte peshë 1.6 gramë, ndërsa tjetra 9.7 gramë. Cigarja e dyshuar si xhoint kishte peshë bruto prej 0.9 gramësh.

Në total, pesha e raportuar e materialeve të dyshuara arrin në 12.2 gramë, përfshirë peshën bruto të cigares.

Për rastin dhe provat e siguruara është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Hetimet i janë kaluar njësisë përkatëse të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë.

Me vendim të Prokurorisë, Adriatik Kadria është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Nga informacionet fillestare nuk rezulton që ndaj tre personave të tjerë të pranishëm të jenë iniciuar procedura penale në lidhje me këtë rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

TEB Bank zbulon para të falsifikuara në depozitimin e ‘Viva Fresh Store’ – kartëmonedha e monedha përfundojnë në duart e forenzikës

TEB Bank zbulon para të falsifikuara në depozitimin e ‘Viva Fresh Store’ – kartëmonedha e monedha përfundojnë në duart e forenzikës

Në mëngjes Policia i trokiti në derë, në mesditë u dorëzua vetë – Erion Hasanin nga Vushtrria e presin 3 vjet burg

Në mëngjes Policia i trokiti në derë, në mesditë u dorëzua vetë – Erion Hasanin nga Vushtrria e presin 3 vjet burg

Çfarë fshihej në letrat mes të burgosurve të Dubravës e Lipjanit? Kartolina dhe kartela VALA nën dyshimin për narkotikë, zbulohen edhe dy raste të tjera

Çfarë fshihej në letrat mes të burgosurve të Dubravës e Lipjanit? Kartolina dhe kartela VALA nën dyshimin për narkotikë, zbulohen edhe dy raste të tjera

Katër të rinj pranë një veture në Pejë tërheqin vëmendjen e Policisë – 22-vjeçarit i gjenden dy qese me marihuanëdhe një xhoint | Momenti