Katër shoferë ndëshkohen në Ferizaj për vozitje nën ndikim të alkoolit

Katër shoferë ndëshkohen në Ferizaj për vozitje nën ndikim të alkoolit

Katër shoferë ndëshkohen në Ferizaj për vozitje nën ndikim të alkoolit

Rastet kanë ndodhur më 27 dhe 28 nëntor, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.

Sipas rezultateve të testimit, njëri nga shoferët ka rezultuar me 1.85 promilë alkool në gjak, i dyti me 1.54, i treti me 0.93, ndërsa i katërti me 0.63 promilë.

Sponsor 3M Express

Për këto kundërvajtje, dy shoferë janë dënuar me nga 400 euro gjobë, tri pikë negative dhe nga nëntë muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

Dy të tjerët janë dënuar me nga 200 euro gjobë, dy pikë negative dhe nga tre muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, pasi veprime të tilla rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e parakohshme në Spanjë

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e parakohshme në Spanjë

Vazhdojnë punimet për restaurimin dhe rijetëzimin e Kalasë së Rozafës në Shkodër

Vazhdojnë punimet për restaurimin dhe rijetëzimin e Kalasë së Rozafës në Shkodër

Greqia ngre alarmin: Rreth 2,000 migrantë kanë mbërritur në Kretë me varka që nga e premtja

Greqia ngre alarmin: Rreth 2,000 migrantë kanë mbërritur në Kretë me varka që nga e premtja