Katër ditë protesta në Shqipëri, 156 të lënduar, mes tyre 97 policë e 4 të mitur

Katër ditë protesta në Shqipëri, 156 të lënduar, mes tyre 97 policë e 4 të mitur

Katër ditë protesta në Shqipëri, 156 të lënduar, mes tyre 97 policë e 4 të mitur

Sipas raportimit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), ministri Demo ka bërë bilancin e katër ditëve të protestave, duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve dhe duke bërë thirrje për shmangien e dhunës.

“Të gjithëve, ju uroj shërim të shpejtë, dhe dua t’ju kujtoj se kemi më shumë arsye të bëhemi bashkë e të punojmë në të mirë të vendit e jo të përleshemi për llogari të dikujt që gështenjat e zjarrit të luftës politike kërkon t’i nxjerrë me duart e të tjerëve të verbuar nga urrejtja dhe flakët e ndasisë”, ka deklaruar Demo.

Sponsor 3M Express

Ministri është ndalur veçanërisht te katër të miturit e lënduar, duke u bërë thirrje prindërve që të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve në akte të dhunshme.

“Përdorimi i të miturve në akte thellësisht politike, e aq më tepër vënia në rrezik i jetëve të tyre për hir të luftës në pushtet është një poshtërsi, e cila nuk duhet të kalojë pa u vënë re e pa u përbuzur nga e gjithë shoqëria shqiptare”, është shprehur ai.

Demo ka bërë të ditur se u ka kërkuar vazhdimisht forcave policore të tregojnë kujdes të veçantë ndaj të miturve.

Ai ka kundërshtuar gjithashtu lidhjen e studentëve me aktet e dhunshme, duke theksuar se numri i studentëve në mesin e personave të arrestuar dhe të proceduar është shumë i vogël.

“Prandaj, kur themi se dhuna nuk ka të bëjë me studentët, nuk po bëjmë retorikë. Po refuzojmë të barazojmë studentët me ata që zgjedhin dhunën”, ka thënë ministri.

Demo ka akuzuar kundërshtarët politikë se po përpiqen të marrin pushtetin përmes dhunës dhe të pengojnë procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

“Dua t’ju garantoj se nuk do ja dalin! Shqipëria është nisur tashmë drejt destinacionit dhe askush e asgjë nuk do ta ndalë zhvillimin europian të vendit!”, ka përfunduar ai.

Dita e katërt e protestave, përplasje në rrugët e Tiranës

Ndërkohë, sipas raportimeve të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), dita e katërt e protestave është shoqëruar me tensione dhe përplasje në disa zona të Tiranës.

Studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe qytetarë të tjerë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vazhduar më pas marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit.

Gjatë marshimit, disa persona të maskuar kanë dëmtuar kangjella dhe semaforë, kanë djegur kosha mbeturinash dhe kanë tentuar të dëmtojnë kamerat e sigurisë rrugore.

Sipas RTSH-së, pas mesditës janë regjistruar përplasje pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të tjera ndaj policisë, ndërsa kjo e fundit është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë.

Tensione janë shënuar edhe përpara Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur gurë dhe fishekzjarre në drejtim të forcave policore. Gjatë protestës janë raportuar edhe dëmtime në dyert dhe dritaret e Kryesisë së Kuvendit, si dhe në një bankë të nivelit të dytë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 11 të lënduar gjatë ditës së katërt

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuara nga RTSH, deri në orën 18:45 të ditës së katërt të protestave, në Spitalin Universitar të Traumës ishin paraqitur 11 persona për ndihmë mjekësore.

Prej tyre, gjashtë ishin protestues, përfshirë tre të mitur, tre efektivë policie dhe dy kalimtarë të rastit.

Në atë kohë, në urgjencë po trajtoheshin dy protestues dhe një efektiv policie, gjendja shëndetësore e të cilëve raportohej e mirë.

Autoritetet shëndetësore kishin njoftuar se po vazhdonin monitorimin dhe trajtimin e të lënduarve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve

Protestat në Tiranë: Goditet kryeministria, ndërhyn policia (VIDEO)

Protestat në Tiranë: Goditet kryeministria, ndërhyn policia (VIDEO)

Thirri për pushkatimin e Haradinajt, por Llugiqi mori aktakuzë (VIDEO)

Thirri për pushkatimin e Haradinajt, por Llugiqi mori aktakuzë (VIDEO)