Kastrati: Serbia vazhdon përpjekjet për destabilizimin e Kosovës (VIDEO)

Kastrati: Serbia vazhdon përpjekjet për destabilizimin e Kosovës (VIDEO)

Kastrati: Serbia vazhdon përpjekjet për destabilizimin e Kosovës (VIDEO)

Gjenerali, Kadri Kastrati tha se Serbia në mënyrë aktive punon në destabilizimin e Kosovës teksa nënvizoi se shteti fqinj ka edhe formacione ushtarake të trajnuara me serb lokal sidomos në pjesën veriore të vendit.

Sponsor 3M Express

Kastrati i ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se struktura të tilla kanë pjesëtarë civil të cilët jetojnë dhe punojnë në mënyrë normale, por që janë të detyruar t’i përgjigjen thirrjes nga Beogradi kurdo që u kërkohet.

Ai përmendi sulmet terroriste si në Banjskë dhe në Ibër-Lepenc.

“Serbia në asnjë çast nuk është në gjumë, veçanërisht në drejtim të Kosovës. Ka formacione ushtarake që Serbia i ka të trajnuara me serbë lokal të Kosovës sidomos në pjesën veriore dhe nuk përjashtohen edhe në komunat e tjera… Kur them formacione ushtarake unë kam thënë që ata janë civil të trajnuar në baza përreth Kosovës, baza të xhandarmërisë dhe ushtrisë, punojnë dhe jetojnë jetë normale, mirëpo në momente të caktuara ata janë të thirrur dhe janë të obliguar t’i përgjigjen thirrjes nëse vie nga Beogradi që ata të rreshtohen për ndonjë veprim terrorist siç ka ndodhur në rastin e Banjskës, apo në Ibër-Lepenc, rastin e djeshëm apo edhe raste tjera që mund të përsëriten”, tha ai.

Lexo edhe

Kosova me dy kickboksierë në Kupën Botërore WAKO në Uzbekistan

Kosova me dy kickboksierë në Kupën Botërore WAKO në Uzbekistan

“Kena me u vra”: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Gani Gecin, këto janë arsyet

“Kena me u vra”: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Gani Gecin, këto janë arsyet

Studim: A janë të huajt vërtet më të prirur për krime se gjermanët?

Studim: A janë të huajt vërtet më të prirur për krime se gjermanët?

Kastrati: Serbia vazhdon përpjekjet për destabilizimin e Kosovës (VIDEO) | Momenti