Kapiteni i Viking planin për ta provokuar Olise

Kapiteni i Viking planin për ta provokuar Olise

Kapiteni i Viking planin për ta provokuar Olise

Ylli francez i Bayern është ndëshkuar me karton të kuq për herë të parë në karrierën e tij si futbollist profesionist, pasi ka marrë dy kartonë të verdhë brenda një kohe të shkurtër.

Olise fillimisht e ka tërhequr për fanellë Henrik Heggheim për ta ndalur një kundërsulm të rrezikshëm të Viking. Teksa gjyqtari po i tregonte kartonin e parë të verdhë, francezi e ka humbur qetësinë dhe ia ka hedhur topin në fytyrë kapitenit Tripic.

Sponsor 3M Express

Ky veprim i ka kushtuar shtrenjtë, pasi gjyqtari i ka treguar menjëherë kartonin e dytë të verdhë dhe më pas të kuqin.

Pas ndeshjes, Tripic ka pranuar se skuadra e tij kishte synuar ta nxirrte Olise nga loja e zakonshme përmes provokimeve.

“Është bukur kur një lojtar i tillë, i cili një ditë ka shumë gjasa ta fitojë ‘Topin e Artë’, nervozohet nga një djalë nga Oftebro dhe Lyngdal. Arrita ta nervozoj. Nuk mund të luash në mënyrë të drejtë kundër një skuadre si Bayern”, ka thënë Tripic.

Tridhjetë e tre vjeçari ka shtuar se Olise nuk duhej të ndihej shumë rehat në fushë dhe se, duke e shpërqendruar nga ajo që e bën më së miri, arriti ta çonte drejt humbjes së kontrollit.

“Kur arrita ta shpërqendroja nga ajo që e bën jashtëzakonisht mirë, ai e humbi qetësinë dhe ma hodhi topin në fytyrë. Mendoj se e fitova atë duel me të”, ka deklaruar kapiteni i Viking.

Edhe drejtuesit e Bayern kanë pranuar se skuadra e tyre kishte rënë në grackën e kundërshtarit. Trajneri Vincent Kompany i ka thënë Olise se futbollisti me numrin dhjetë të Viking ishte më i zgjuar se ai në atë situatë.

Ndërkohë, drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, ka pranuar se Tripic kishte arritur atë që synonte: ta provokonte kundërshtarin dhe ta linte Bayern me një lojtar më pak.

Sulmuesi Harry Kane, e ka përshkruar Tripic si një futbollist të guximshëm, i cili di të fitojë goditje dënimi dhe të humbë kohë gjatë ndeshjes.

Barazimi 3:3 ndaj një prej skuadrave më të forta të Evropës përbën një rezultat të rëndësishëm për Viking, ndërsa për Bayern ndeshja ka lënë pas vetes jo vetëm pikët e humbura, por edhe diskutimet për mungesën e qetësisë dhe disiplinës në momente vendimtare.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Vinícius pezullohet me katër ndeshje në La Liga, mungon ndaj Barcelonës

Vinícius pezullohet me katër ndeshje në La Liga, mungon ndaj Barcelonës

12 vjet nga droni “Autochthonous” në Beograd

12 vjet nga droni “Autochthonous” në Beograd

“Nuk kam fëmijë, kunetët nuk po ma japin tokën e burrit…”

“Nuk kam fëmijë, kunetët nuk po ma japin tokën e burrit…”

Kapiteni i Viking planin për ta provokuar Olise | Momenti