Kandidati për president të Francës kritikon dërgimin e trupave në Ukrainë: Nuk e kuptoj pse po shkojmë atje

Pesë muaj para zgjedhjeve presidenciale në Francë, mbështetja për Ukrainën është shndërruar në një nga temat që po dominon fushatën, ndërsa kandidati për president dhe pesë herë fituesi i medaljes së artë olimpike, Teddy Riner, ka shprehur kritika ndaj dërgimit të trupave franceze në këtë vend.

Sponsor 3M Express

Riner, duke folur të mërkurën në margjinat e kongresit të kryetarëve të komunave në Paris, deklaroi se nuk e kupton arsyen pse Franca po dërgon trupa në Ukrainë, duke vënë në pikëpyetje edhe mungesën e informimit paraprak të publikut.

Ai tha se fakti që trupat janë dërguar pa dijeninë paraprake të qytetarëve “nuk duket aspak mirë”.

I pyetur për solidaritetin e Francës me Ukrainën, duke qenë se të dyja janë pjesë e kontinentit evropian, Riner u përgjigj me pyetjen: “A është Ukraina pjesë e Bashkimit Evropian?”

“ nëse nesër bëhem president, do të përpiqem të jem personi që i bashkon njerëzit dhe i bën të kapin duart e njëri-tjetrit”, deklaroi ai.

Deklaratat e tij vijnë pas raportimeve në mediat franceze se ushtarë të huaj janë dislokuar prej disa muajsh në Ukrainë, në kuadër të një misioni sekret trajnimi, ku po ndihmojnë në përgatitjen e personelit dhe mirëmbajtjen e pajisjeve.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i kishte cilësuar këto zhvillime si “pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në luftë”, duke pretenduar se përfshirja përfshin edhe mbështetje në përcaktimin e objektivave dhe sigurimin e të dhënave satelitore.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, i ka hedhur poshtë pretendimet për përfshirje të drejtpërdrejtë të Francës në luftë. Ai ka theksuar se aktivitetet në Ukrainë lidhen me trajnime dhe mirëmbajtje, zhvillohen larg vijës së frontit dhe nuk përfshijnë operacione luftarake.

Në fillim të nëntorit, Këshilli Evropian vendosi ta zgjasë edhe për dy vjet Misionin e Ndihmës Ushtarake të BE-së për Ukrainën, i cili përfshin trajnime, mentorim dhe këshillim për forcat e armatosura ukrainase.

Sipas një sondazhi të publikuar nga Elabe më 14 nëntor, Teddy Riner mbështetet nga rreth 4.5 për qind e të anketuarve, duke u renditur pas Marine Le Pen dhe Jean-Luc Mélenchon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Marta Kos në Tiranë, Edi Rama e pret në takim komisioneren e BE-së për Zgjerim

Marta Kos në Tiranë, Edi Rama e pret në takim komisioneren e BE-së për Zgjerim

Bashkëshorti i kandidates së GUXO-s për asamble në listën e VV’së për Këshillin e Shkencës

Bashkëshorti i kandidates së GUXO-s për asamble në listën e VV’së për Këshillin e Shkencës

Çitaku: U miratua strategjia për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në apel, po përgatitet iniciativa e re ligjore për Hagën

Çitaku: U miratua strategjia për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në apel, po përgatitet iniciativa e re ligjore për Hagën