Kadetët e FSK-së diplomojnë në Gjermani, Maqedonci: Do t’i bashkohen oficerëve të Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në ambasadën e Kosovës në Berlin është organizuar ceremonia e diplomimit të kadetëve të FSK-së, të cilët kanë përfunduar studimet trevjeçare në akademitë ushtarake të Gjermanisë.

Sponsor 3M Express

Në ceremoni, sipas ministrit, morën pjesë edhe përfaqësues ushtarakë të Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, raporton Klankosova.tv.

Maqedonci ka uruar kadetët e FSK-së për përfundimin e studimeve, teksa bëri me dije se të njëjtit do t’i bashkohen oficerëve të Ushtrisë së Kosovës.

“Urime Xheto Kelmendit për diplomimin në fushën e këmbësorisë, Leutrim Nikës në logjistikë, Gentri Azemit në IT ushtarake, si dhe Lavdim Sylejmanit dhe Betim Elshanit në polici ushtarake. Pas diplomimit, ata do t’i bashkohen trupës së oficerëve të Ushtrisë së Kosovës dhe do t’i shërbejnë vendit me njohuritë e përgatitjen e fituar”, tha ministri i Mbrojtjes.

Deri më tani, ai tha se 18 kadetë kanë përfunduar studimet në akademitë ushtarake të Gjermanisë, ndërsa 16 të tjerë po ndjekin studime ushtarake në akademi të ndryshme gjermane. Sipas tij, përmes programit Military Training Assistance, mbi 80 pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në trajnime të ndryshme në Gjermani.

“Ky bashkëpunim po kontribuon në përgatitjen e kuadrove profesionale dhe në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse. E falënderoj Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, ndërsa kadetëve tanë u uroj suksese në shërbim të Republikës së Kosovës”, shkroi ministri Maqedonci në Facebook.

Lexo edhe

E rëndë në Burrel të Shqipërisë: Vajza dyshohet se e lau babanë me benzinë dhe i vuri flakën

E rëndë në Burrel të Shqipërisë: Vajza dyshohet se e lau babanë me benzinë dhe i vuri flakën

Zyrtari i lartë iranian tallet me Vance që tha se lufta me Iranin ua humbi zgjedhjet e mesmandatit

Zyrtari i lartë iranian tallet me Vance që tha se lufta me Iranin ua humbi zgjedhjet e mesmandatit

Sigurimi i Kurtit tërheq zvarrë protestuesin që kërkonte përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt/Pamje

Sigurimi i Kurtit tërheq zvarrë protestuesin që kërkonte përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt/Pamje