Dy vjet e gjashtë muaj burg për Aleksandar Lazarovin, i cili u arratis nga stacioni policor në Koçan përmes dritares

Aleksandar Lazarov, i njohur në opinion me nofkën Cuna, është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burg, pasi ka pranuar fajësinë për veprën penale që lidhet me narkotikët.

Sponsor 3M Express

Vendimi është marrë në Gjykatën Themelore në Koçan, ndërsa dënimin e ka shqiptuar gjyqtarja Katerina Conevska, e cila gjatë vendimmarrjes ka marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

Lazarov akuzohej për prodhim dhe shitje të paautorizuar të lëndëve narkotike, në përputhje me nenin 215 të Kodit Penal. Gjykata ka vendosur që atij t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Ai tërhoqi vëmendjen e publikut rreth katër muaj më parë, kur arriti të arratisej nga stacioni policor në Koçan përmes dritares, pasi paraprakisht ishte ndaluar nën dyshimet për përfshirje në çështje që lidhen me drogën.

Arratisja e tij shkaktoi interesim të madh në opinion, pas së cilës institucionet kompetente ndërmorën veprime lidhur me rastin.

Lexo edhe

Guardiola për Messin: Nuk shoh asnjë lojtar të brezit të ri që mund ta arrijë nivelin e tij

Guardiola për Messin: Nuk shoh asnjë lojtar të brezit të ri që mund ta arrijë nivelin e tij

Arlinda hodhi dyshime për orientimin seksual të Shqiponjës, reagojnë të afërmit e saj

Arlinda hodhi dyshime për orientimin seksual të Shqiponjës, reagojnë të afërmit e saj

“Nuk do të presim vitin 2028”, Maqedonci thotë se FSK-ja ka tejkaluar objektivat

“Nuk do të presim vitin 2028”, Maqedonci thotë se FSK-ja ka tejkaluar objektivat