Java e 10-të e Superligës: Vëmendja te ndeshjat Llapi-Drita dhe Ballkani – Prishtina

Java e 10-të e Superligës: Vëmendja te ndeshjat Llapi-Drita dhe Ballkani – Prishtina

Java e 10-të e Superligës: Vëmendja te ndeshjat Llapi-Drita dhe Ballkani – Prishtina

Federata e Futbollit e Kosovës, ka publikuar orarin e ndeshjeve të javës së 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Sponsor 3M Express

Xhiroja e re do të nisë të shtunën, më 17 tetor, me përballjen ndërmjet Llapit dhe Dritës, e cila do të zhvillohet nga ora 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Katër ndeshjet e tjera do të luhen të dielën dhe të hënën.

Të dielën, më 18 tetor, Gjilani do të përballet me Feronikelin 74 nga ora 18:00, në stadiumin me bari artificial në Gjilan, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, nga ora 14:00, Malisheva do të jetë nikoqire e Vushtrrisë, në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Java e 10-të do të vazhdojë të hënën, më 19 tetor, me dy ndeshjet e fundit.

Nga ora 14:00, Ballkani do të përballet me Prishtinën në stadiumin e qytetit në Suharekë, ndërsa nga ora 18:00, Dukagjini do ta presë Drenicën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Lexo edhe

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Java e 10-të e Superligës: Vëmendja te ndeshjat Llapi-Drita dhe Ballkani – Prishtina | Momenti