Irani e dënon me 74 goditje me kamxhik këngëtaren pasi performoi pa hixhab

Irani e dënon me 74 goditje me kamxhik këngëtaren pasi performoi pa hixhab

Irani e dënon me 74 goditje me kamxhik këngëtaren pasi performoi pa hixhab

Këngëtarja iraniane Parastoo Ahmadi u godit 74 herë me kamxhik të hënën për një performancë gjatë së cilës u shfaq pa hixhabin e detyrueshëm, sipas avokatit të saj mbrojtës, Mostafa Nili, të cituar nga organizata Iran Human Rights (IHRNGO), shkruan CNN.

Sponsor 3M Express

Edhe katër anëtarë të ekipit të saj të koncertit u dënuan secili me nga 74 goditje me kamxhik, njoftoi IHRNGO në X, duke cituar Nilin.

Dënimet u ekzekutuan në Njësinë për Ekzekutimin e Dënimeve të Prokurorisë së Qomit ndaj Ahmadi, organizatorit të koncertit Mohsen Lashkari dhe muzikantëve Soheil Faghih-Nasiri, Amin Taheri dhe Amir-Ali Pirnia.

Rasti pasoi publikimin në internet të “Koncertit Karavanserai” të Ahmadit, i filmuar në dhjetor të vitit 2024 në karavanserain historik Deir-e Gachin, pranë Qomit, një qytet i shenjtë shiit që është shtëpi e shumë medreseve islame dhe konsiderohet bastion i konservatorizmit fetar. (Termi persian karavanserai u referohet bujtinave të lashta të fortifikuara, të përdorura nga udhëtarët dhe tregtarët si vende ndalese).

Një video e performancës, e cila nuk kishte publik të pranishëm, e shfaqte Ahmadi duke kënduar përkrah muzikantëve meshkuj. Ajo kishte veshur një fustan të gjatë të zi, pa mëngë, dhe i kishte flokët të pambuluara, në kundërshtim me rregullat e Iranit për hixhabin e detyrueshëm.

Mahmood Amiry-Moghaddam, drejtor i IHRNGO-s, i tha CNN-it se veshja e Ahmadit ishte një faktor i rëndësishëm në dënimin e saj, por shtoi se ndjekja penale lidhej edhe me faktin se ajo kishte kënduar publikisht dhe, në një kuptim më të gjerë, kishte sfiduar autoritetet iraniane.

Menjëherë pas publikimit të videos, agjencia e lajmeve Mizan, e lidhur me gjyqësorin iranian, njoftoi se autoritetet kishin hapur një rast kundër Ahmadit dhe anëtarëve të ekipit të produksionit për atë që e përshkroi si “koncert të paligjshëm”. Sipas saj, performanca nuk ishte në përputhje me “standardet ligjore dhe fetare” të vendit.

Një gjykatë i shpalli pesë personat fajtorë për “cenimin e moralit publik” përmes prodhimit dhe shpërndarjes së përmbajtjeve në internet, të cilat i cilësoi si vulgare dhe imorale. Përveç goditjeve me kamxhik, atyre iu ndalua për dy vjet ushtrimi i veprimtarive artistike dhe muzikore, si dhe udhëtimi jashtë vendit. Një gjykatë e apelit e la në fuqi vendimin në shtator.

Amnesty International e ka cilësuar goditjen me kamxhik si një dënim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues. Në një raport vitin e kaluar, organizata për të drejtat e njeriut akuzoi autoritetet iraniane se po përdorin gjithnjë e më shumë ndalimin arbitrar, ndjekjen penale dhe gotjet me kamxhik kundër këngëtarëve, gazetarëve dhe aktivisteve për të drejtat e grave që kundërshtojnë mbulimin e detyrueshëm të kokës.

Ky dënim vjen në një kohë kur presioni ndaj artisteve femra në Iran vazhdon. Këngëtarja Hiva Seyfizadeh u dënua nga një gjykatë e shkallës së parë me katër vjet burg për “nxitje të korrupsionit dhe prostitucionit”, pasi interpretoi muzikë tradicionale iraniane në Teheran në shkurt të vitit 2025.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale në gusht, Seyfizadeh tha se kishte kënduar vetëm disa vargje të poetit të njohur persian të shekullit XIII, Saadi Shirazi, dhe vuri në pikëpyetje se si performanca mund të përbënte nxitje të korrupsionit ose prostitucionit. Ajo tha se synon ta apelojë vendimin.

Autoritetet iraniane nuk kanë komentuar menjëherë raportimet për ekzekutimin e dënimeve me kamxhik.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

RrOK kërkon rishqyrtimin e subvencioneve për kulturë në Mitrovicë, ngre dyshime për konflikt interesi

RrOK kërkon rishqyrtimin e subvencioneve për kulturë në Mitrovicë, ngre dyshime për konflikt interesi

Pochettino kërkon tri përforcime, Unitedi i ndan vetëm 50 milionë funte

Pochettino kërkon tri përforcime, Unitedi i ndan vetëm 50 milionë funte

FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë thellimin e bashkëpunimit ushtarak

FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë thellimin e bashkëpunimit ushtarak