Investimet nga jashtë, kryesisht nga diaspora, kapin shifrën 467 milionë euro për një gjysmë viti, por mbi 300 milionë apo 68% shkuan në blerje banesave dhe shtëpive.

Vetëm 45 milionë, apo 9%, u investua në prodhimtari përgjithësisht në zgjerimin e kompanive ekzistuese, raporton Klan Kosova.
Aktivitetet financiare dhe të sigurimit tërhoqën rreth 49 milionë euro investime, tregtia 13 milionë, energjia 9 milionë, ndërsa ndërtimtaria 8 milionë euro. Për rënien e interesimit të investitorëve fajësohet kriza politike.
Ndërkohë, investimet e kosovarëve jashtë vendit shënuan rritje prej gati 8% këtë vit.
Ndiqni detajet më poshtë:



