Investimet holandeze në Kosovë, Kusari-Lila: Ofrojmë siguri dhe garanci për afarizëm të mirëfilltë

Investimet holandeze në Kosovë, Kusari-Lila: Ofrojmë siguri dhe garanci për afarizëm të mirëfilltë

Investimet holandeze në Kosovë, Kusari-Lila: Ofrojmë siguri dhe garanci për afarizëm të mirëfilltë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së komunikimit me investitorët e huaj, forcimit të partneriteteve ndërmjet bizneseve kosovare dhe holandeze, si dhe krijimit të një ambienti të favorshëm për investime në Kosovë, shkruan Telegrafi.

Sponsor 3M Express

Në një prononcim për Telegrafin, në kuadër të edicionit të dytë të “Dutch Business Day 2026”, të mbajtur në Prishtinë, Kusari-Lila ka kujtuar edhe organizimin e Ditës së Biznesit të Kosovës në Holandë, në prill të këtij viti.

“Është shumë e rëndësishme që kemi konsistencë në komunikim me investitorët. Në prill të këtij viti ne ishim në Hagë, në Holandë, organizuam Ditën e Biznesit të Kosovës atje, me një prani mbresëlënëse të bizneseve nga Holanda, nga Kosova dhe nga Bashkimi Evropian. Kjo tashmë shihet si një konsistencë edhe në komunikim me bizneset holandeze, por edhe inkurajim i bizneseve kosovare për partneritet”, ka deklaruar ministrja.

Kusari-Lila ka vlerësuar gjithashtu bashkimin e nismave të organizatave të biznesit, duke theksuar se ky bashkëpunim dëshmon për një komunikim të qartë dhe vizion për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Mua më gëzon fakti që tashmë ka edhe bashkim të nismave, në këtë rast të Këshillit të Investitorëve Evropianë, e gjithashtu edhe Këshillit për Biznese që është themelu, apo njëfarë forme të Odës Kosovare-Holandeze për Biznese. Dhe krejt kjo tregon që ka një komunikim të qartë dhe ka vizion për zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, është shprehur ajo.

Ministrja ka nënvizuar se stabiliteti politik, siguria, sundimi i ligjit dhe mbështetja institucionale janë elemente të rëndësishme për investitorët që synojnë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë.

“Është shumë e rëndësishme që bizneset holandeze të dinë se janë në një shtet me parashikueshmëri politike, me stabilitet të sigurisë, me rend dhe ligj dhe ka mbështetje prej nivelit më të lartë institucional për investimet e tyre”, ka thënë Kusari-Lila për Telegrafin.

Duke folur për përparësitë që Kosova u ofron investitorëve të huaj, ministrja ka veçuar potencialin e fuqisë punëtore, njohjen e gjuhëve, ambientin e biznesit, zhvillimin e ekozonave industriale dhe harmonizimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian.

“Ne besojmë që kemi shumë për të mësuar, por gjithashtu edhe ofrojmë energji të re, forcë punëtore me njohje të gjuhëve, ambient të mirë të biznesit, e gjithashtu edhe projekte tashmë që synojnë të arrijnë standardet e Bashkimit Evropian përmes ekozonave industriale, përmes azhurnimit të ligjeve të reja, të cilat janë në përputhje me ato të Bashkimit Evropian”, ka theksuar ajo.

Në përfundim, Kusari-Lila ka ritheksuar mbështetjen institucionale për investitorët.

“Ne jo vetëm që japim siguri, por edhe garanci për një biznes dhe afarizëm të mirëfilltë”, ka deklaruar ministrja.

Edicioni i dytë i “Dutch Business Day 2026” ka mbledhur në Prishtinë rreth 80 përfaqësues të bizneseve, partnerë dhe politikëbërës, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Holandës dhe promovimin e mundësive për investime të huaja në vend./Telegrafi/

Lexo edhe

Kafeneja ku punonte Liridona Ademaj e kujton në Ditën Kundër Dhunës ndaj Grave: Ajo nuk është harruar

Kafeneja ku punonte Liridona Ademaj e kujton në Ditën Kundër Dhunës ndaj Grave: Ajo nuk është harruar

Tirana pret nesër Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së BE-së

Tirana pret nesër Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së BE-së

Migracioni në Britani në nivelin më të ulët që nga viti 1997

Migracioni në Britani në nivelin më të ulët që nga viti 1997