Inter mbetet pa Lautaro Martinez për gati një muaj

Inter mbetet pa Lautaro Martinez për gati një muaj

Inter mbetet pa Lautaro Martinez për gati një muaj

Sulmuesi i është nënshtruar paraditen e sotme ekzaminimeve të hollësishme mjekësore, të cilat kanë konfirmuar lëndimin në muskujt e kofshës së majtë.

Kontrollet janë kryer në Institutin Humanitas në Rozzano të Milanos, ku mjekët kanë vlerësuar se Martínezit do t’i nevojitet rreth një muaj për t’u rikuperuar.

Sponsor 3M Express

Mungesa e tij përbën një goditje për skuadrën e Inter, pasi sulmuesi pritet t’i humbasë disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë derbin kundër Milanit, të planifikuar për 31 tetor.

Inter do të duhet të gjejë zgjidhje në repartin ofensiv gjatë periudhës së rikuperimit të kapitenit të tij, i cili është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës zikaltër.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Inter mbetet pa Lautaro Martinez për gati një muaj | Momenti