Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj për mungesë të kushteve të sigurisë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj për mungesë të kushteve të sigurisë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj për mungesë të kushteve të sigurisë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj, pas evidentimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të këtij institucioni, vendimi për ndërprerjen e punimeve është marrë gjatë inspektimeve në terren, ku janë konstatuar mangësi në zbatimin e standardeve të sigurisë për punëtorët.

Punimet në këtë objekt do të mbeten të ndërprera deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e aktiviteteve ndërtimore.

Inspektorati Qendror i Punës ka rikujtuar se respektimi i masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është obligim ligjor për çdo punëdhënës.

Ky institucion ka theksuar se asnjë aktivitet ndërtimor nuk duhet të zhvillohet në rrethana që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Lexo edhe

“Nuk po muj me besu çka ka ndodh, vrasje makabër para gruas dhe vajzës së vogël”, reagon familjari i Sylë Dakajt pas tragjedisë në Suharekë

“Nuk po muj me besu çka ka ndodh, vrasje makabër para gruas dhe vajzës së vogël”, reagon familjari i Sylë Dakajt pas tragjedisë në Suharekë

UEFA dënon FFK-në me 42 mijë e 250 euro për ndeshjen Kosovë–Izrael

UEFA dënon FFK-në me 42 mijë e 250 euro për ndeshjen Kosovë–Izrael

Intervistimi i Bekim Brestovcit, avokati tregon detaje

Intervistimi i Bekim Brestovcit, avokati tregon detaje