Iliriana Gjoni, analistja shqiptare në Carnegie Europe, diskuton në Bruksel me zyrtarë të lartë të BE-së për zgjerimin

Iliriana Gjoni, analistja shqiptare në Carnegie Europe, diskuton në Bruksel me zyrtarë të lartë të BE-së për zgjerimin

Iliriana Gjoni, analistja shqiptare në Carnegie Europe, diskuton në Bruksel me zyrtarë të lartë të BE-së për zgjerimin

Iliriana Gjoni, analiste hulumtuese në Carnegie Europe, me prejardhje nga Ulqini, ka marrë pjesë në një diskutim në Bruksel me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Evropian, Gert-Jan Koopman, dhe studiuesin Stefan Lehne, ku në fokus ishte politika e brendshme e Bashkimit Evropian për procesin e zgjerimit.

Sponsor 3M Express

Diskutimi u organizua nga Carnegie Europe më 5 nëntor 2026, ndërsa u moderua nga drejtoresha e këtij institucioni, Rosa Balfour, shkruan Telegrafi.

Gjoni ka bërë të ditur përmes një postimi se diskutimi u mbështet në artikullin e saj të fundit për Carnegie Europe, të titulluar “Member States Must Make Enlargement Their Own” (Shtetet anëtare duhet ta bëjnë procesin e zgjerimit pjesë të agjendës së tyre), të publikuar më 3 nëntor.

Gjatë diskutimit, ajo paraqiti tri çështje kryesore që, sipas saj, duhet të merren parasysh në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Pika e parë lidhet me demokratizimin e procesit të zgjerimit, e jo vetëm me përshpejtimin e tij. Gjoni vlerësoi se mobilizimi demokratik që po zhvillohet në Serbi dhe Shqipëri duhet të shihet si mundësi për forcimin e reformave, e jo si pengesë për proceset e anëtarësimit të udhëhequra nga qeveritë.

Ajo theksoi se mbështetja e qytetarëve dhe njohja e arritjeve institucionale mund të ecin paralelisht.

Si çështje të dytë, Gjoni propozoi që Mali i Zi të shërbejë si model për përgatitjen demokratike në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sipas saj, përparimi institucional duhet të shoqërohet me pjesëmarrje më të madhe qytetare, kohezion shoqëror dhe qëndrueshmëri demokratike.

Ndërkaq, pika e tretë kishte të bënte me përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në formësimin e procesit të zgjerimit.

Ajo propozoi krijimin e asambleve të përbashkëta qytetare, zgjerimin e diskutimeve përtej qarqeve politike dhe institucionale, në nivel rajonal e komunal, si dhe shtimin e shkëmbimeve të drejtpërdrejta mes qytetarëve të vendeve kandidate dhe atyre anëtare të BE-së.

Në përfundim të mesazhit të saj, Gjoni theksoi se procesi i zgjerimit nuk duhet të kufizohet vetëm në pranimin e shteteve të reja në Bashkimin Evropian, por duhet të përfshijë edhe qytetarët në ndërtimin e projektit evropian.

“Komisioni Evropian po e bën zgjerimin institucionalisht të mundur. Shtetet anëtare duhet ta bëjnë atë politikisht të qëndrueshëm. Ndërsa qytetarët në të dyja anët duhet të kenë një rol domethënës në formësimin e tij”, ka shkruar ajo.

Iliriana Gjoni është analiste hulumtuese në Carnegie Europe, ku merret me zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe politikën e Ballkanit Perëndimor. Ajo ka përfunduar studimet master në Studime Evropiane në KU Leuven të Belgjikës dhe mban edhe dy diploma master në interpretim pianist në Hochschule für Musik Karlsruhe të Gjermanisë.

Gjoni është gjithashtu e angazhuar në fushën e diplomacisë kulturore dhe karrierën e saj si pianiste koncertale e ka ndërthurur me punën në analizat e politikave evropiane./Telegrafi/

Lexo edhe

Dyshoi se burri po e tradhtonte, përfundoi duke e denoncuar në Polici – mesazhet kërcënuese në Facebook çojnë 38-vjeçarin në pranga

Dyshoi se burri po e tradhtonte, përfundoi duke e denoncuar në Polici – mesazhet kërcënuese në Facebook çojnë 38-vjeçarin në pranga

12-vjeçari sulmohet nga qentë në Podujevë, një grua dyshohet se sulmoi policen

12-vjeçari sulmohet nga qentë në Podujevë, një grua dyshohet se sulmoi policen

Kurtishi: Mbi 85 për qind e barnave esenciale në Onkologji janë në dispozicion, mungesat ishin të përkohshme

Kurtishi: Mbi 85 për qind e barnave esenciale në Onkologji janë në dispozicion, mungesat ishin të përkohshme

Iliriana Gjoni, analistja shqiptare në Carnegie Europe, diskuton në Bruksel me zyrtarë të lartë të BE-së për zgjerimin | Momenti