IKShPK: Mbi 95% e të prekurve nga fruthi të pavaksinuar, 45 raste të reja javën e fundit

IKShPK: Mbi 95% e të prekurve nga fruthi të pavaksinuar, 45 raste të reja javën e fundit

IKShPK: Mbi 95% e të prekurve nga fruthi të pavaksinuar, 45 raste të reja javën e fundit

IKShPK ka bërë me dije se nga 16.04.2026 e deri më 22.11.2026 në Kosovë janë konfirmuar 381 raste, prej të cilave 45 vetëm në javën e fundit.

Pjesa dërrmuese e të prekurve me fruth, raportohet të jenë fëmijë.

Sponsor 3M Express

IKShPK shpjegon se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël.

Me këtë rast, Instituti ka bërë thirrje për vaksinim si masë parandaluese ndaj fruthit.

“Vaksinimi në kohë është mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen dhe për të mbrojtur jo vetëm fëmijët, por edhe komunitetin. IKShPK, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, po vazhdon vaksinimin e rregullt dhe vaksinimin plotësues për fëmijët që kanë mbetur pa vaksinuar ose nuk i kanë marrë të dy dozat e vaksinës MMR. Gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 4,187 fëmijë të moshës 2–5 vjeç përmes aktiviteteve të vaksinimit plotësues”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thotë se duke pasur parasysh përhapjen e fruthit, rekomandohet kujdes i shtuar për fëmijët nën moshën 12 muaj, të cilët ende nuk e kanë marrë vaksinën MMR, duke kufizuar sa të jetë e mundur ekspozimin e tyre në ambiente të mbyllura dhe të mbipopulluara.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Jensen Huang rikthehet në krye të Nvidia

Jensen Huang rikthehet në krye të Nvidia

Hoti takon homologun kroat, diskutojnë për sigurimet shoqërore

Hoti takon homologun kroat, diskutojnë për sigurimet shoqërore

U largua nga shkolla në moshën 16-vjeçare, sot ka dy sallone dhe fiton 52 mijë euro në vit

U largua nga shkolla në moshën 16-vjeçare, sot ka dy sallone dhe fiton 52 mijë euro në vit

IKShPK: Mbi 95% e të prekurve nga fruthi të pavaksinuar, 45 raste të reja javën e fundit | Momenti