Hoti: Mbi 2.5 milionë euro për organizatat që ofrojnë shërbime sociale

Hoti: Mbi 2.5 milionë euro për organizatat që ofrojnë shërbime sociale

Hoti: Mbi 2.5 milionë euro për organizatat që ofrojnë shërbime sociale

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin mendor dhe mbështetjen psikosociale të fëmijëve dhe adoleshentëve, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në partneritet me UNICEF-in.

Gjatë takimit u prezantuan rekomandimet e raportit për hartëzimin e shërbimeve të shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Në fjalën e tij, Hoti theksoi angazhimin e Ministrisë për avancimin e legjislacionit dhe reformimin e mbrojtjes sociale, si dhe fuqizimin e mekanizmave të kontrollit dhe inspektimit për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.

Ai ritheksoi nevojën për fuqizimin e Qendrave për Punë Sociale, për çka Ministria tashmë u ka kërkuar kryetarëve të komunave të ndërmarrin masa konkrete.

Hoti bëri të ditur se Ministria ka ndarë mbi 2.5 milionë euro për mbështetjen e organizatave joqeveritare që ofrojnë shërbime sociale, përfshirë strehimoret dhe shërbimet e tjera për mbrojtjen dhe mbështetjen e kategorive të cenueshme.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Nafta bie nën 90 dollarë për fuçi, tregjet shpresojnë në përfundimin e luftës me Iranin

Nafta bie nën 90 dollarë për fuçi, tregjet shpresojnë në përfundimin e luftës me Iranin

Vance distancohet nga lufta e Trumpit me Iranin: Arsyeja pse humbëm është lufta

Vance distancohet nga lufta e Trumpit me Iranin: Arsyeja pse humbëm është lufta

Jamie Foxx bëhet baba për herë të tretë, e mbajti larg syrit të publikut

Jamie Foxx bëhet baba për herë të tretë, e mbajti larg syrit të publikut