Hoti: Do të angazhohemi për avancimin e të drejtave për personat me vështirësi në të pamur

Hoti: Do të angazhohemi për avancimin e të drejtave për personat me vështirësi në të pamur

Hoti: Do të angazhohemi për avancimin e të drejtave për personat me vështirësi në të pamur

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, mori pjesë në Konferencën për shënimin e Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë, organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Në adresimin e tij, ministri Hoti theksoi përkushtimin e Qeverisë për mbështetjen dhe avancimin e të drejtave të personave të verbër dhe personave me vështirësi në të pamur.

Ai vuri në pah, siç u shpreh, “mbështetjen e vazhdueshme financiare dhe shërbimet sociale që ofrohen për personat e verbër, përfshirë kompensimin për shoqëruesit personalë, sipas kategorive të përcaktuara me ligj”.

Hoti theksoi gjithashtu mbështetjen që Ministria u ofron organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile për ofrimin e shërbimeve sociale, përfshirë iniciativat për fuqizimin e grave të verbra.

Sipas njoftimit të Ministrisë, një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së përfshirjes së personave të verbër në tregun e punës, si një nga faktorët kyç për fuqizimin e tyre ekonomik dhe social.

Në këtë drejtim, Ministri Hoti theksoi angazhimin e Ministrisë përmes Agjencisë së Punësimit të Kosovës dhe Qendrave të Aftësimit Profesional, për të krijuar më shumë mundësi për aftësim, punësim dhe pavarësi ekonomike. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Hoti: Do të angazhohemi për avancimin e të drejtave për personat me vështirësi në të pamur | Momenti