Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Pejë.
Rasti ka ndodhur të hënën, ku është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në dy lokacione të ndryshme.
“Pejë 05.10.2026-04:00. Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në dy lokacione të ndryshme, nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të të cilit iniciohet rasti i lartcekur i cili mbetet në procedurë hetimore. /Telegrafi/




