Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka bërë sot thirrje që Kuvendi i Kosovës urgjentisht të miratojë në lexim të dytë ndryshimin e Ligjit për Specialen.
Gjatë protestës së sotme, Haziri tha se zhvillimet e fundit janë lojëra të kryeministrit Albin Kurti me liderë të partive tjera, gjë për të cilën, ai thotë se atyre nuk u interesojnë.
“Duhet të votohet. Ne do të jemi këtu edhe pak orë dhe Kuvendi do të shpërbëhet, nuk do të ketë as qeveri, e UÇK ka nevojë për institucionet Kosovës. Lojërat e Kurtit me liderët e partive tjera nuk na interesojnë dhe as nuk do të na interesojnë… Ai thotë se ligji për UÇK është urgjencë e ligji për presidentin emergjencë. Lojërat e tij me këta qytetarë nuk do t’i ecin. I ka mbetur edhe pak kohë dhe ne po presim dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë”, ka thënë Haziri në protestën e sotme, sipas KosovaPress.




