“Histori e përbashkët”, Hoxhaj uron presidenten me foton krahas Thaçit e Veselit

“Histori e përbashkët”, Hoxhaj uron presidenten me foton krahas Thaçit e Veselit
Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj Presidente, duke publikuar një fotografi të përbashkët nga koha kur ishin bashkë në PDK, përkrah Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Hoxhaj ka thënë se fotografia ruan një histori të përbashkët, ndërsa ka shprehur besimin se në detyrën e […]

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj Presidente, duke publikuar një fotografi të përbashkët nga koha kur ishin bashkë në PDK, përkrah Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Hoxhaj ka thënë se fotografia ruan një histori të përbashkët, ndërsa ka shprehur besimin se në detyrën e re, zëri i Presidentes do të jetë i fuqishëm edhe në kërkimin e drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo fotografi ruan një histori të përbashkët. Sot, Justina merr përgjegjësinë më të lartë shtetërore. Urime Presidente! Besoj se zëri yt do të jetë i fuqishëm për drejtësinë dhe për kthimin në liri të atyre që sot mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka shkruar Hoxhaj.

Lexo edhe

Inteligjenca Artificiale parashikon se ku do të përfundonin yjet e Man Cityt nëse bien nga Liga Premier

Inteligjenca Artificiale parashikon se ku do të përfundonin yjet e Man Cityt nëse bien nga Liga Premier

Doku.Tech sjell në Kosovë Ilir Selën, themelues dhe CEO i Slice

Doku.Tech sjell në Kosovë Ilir Selën, themelues dhe CEO i Slice

PLD: Qeveria më në fund pranoi se miliona euro janë nxjerrë pa mëshirë nga Buxheti për vite me radhë dhe janë hedhur për shpenzime fiktive

PLD: Qeveria më në fund pranoi se miliona euro janë nxjerrë pa mëshirë nga Buxheti për vite me radhë dhe janë hedhur për shpenzime fiktive