Haxhiu: Fushata “16 Ditët e Aktivizmit” nis me thirrjen për raportimin e dhunës

Haxhiu: Fushata “16 Ditët e Aktivizmit” nis me thirrjen për raportimin e dhunës

Haxhiu: Fushata “16 Ditët e Aktivizmit” nis me thirrjen për raportimin e dhunës

Në këtë aktivitet, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka theksuar rëndësinë e raportimit të dhunës ndaj grave dhe përgjegjësinë e institucioneve për të garantuar mbrojtje dhe drejtësi për viktimat.

Ajo ka thënë se gratë që raportojnë dhunën kanë bërë hapin më të vështirë, ndërsa institucionet duhet të sigurojnë që ato të mbrohen dhe të marrin drejtësinë e merituar.

Sponsor 3M Express

Haxhiu ka rikujtuar edhe gratë që këtë vit humbën jetën si pasojë e femicidit, duke theksuar se dhuna ndaj grave lidhet edhe me pabarazinë dhe kontrollin mbi jetën, të ardhurat dhe vendimet e tyre.

Ajo ka vlerësuar se asnjë zakon apo koncept i rremë i nderit nuk mund të jetë mbi dinjitetin dhe lirinë e një gruaje.

Haxhiu ka bërë të ditur se Kuvendi, së bashku me institucionet e tjera, do të jetë pjesë e përpjekjeve për parandalimin e dhunës gjatë gjithë vitit.

Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” synon të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe raportimin e dhunës, si dhe për përgjegjësinë institucionale në mbrojtjen e viktimave.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

KFOR-i mbështet fushatën 16-ditore kundër dhunës ndaj grave

KFOR-i mbështet fushatën 16-ditore kundër dhunës ndaj grave

“Nuk ka dashur të dëgjojë”, “Jam kompetent aq sa je ti”, “Kam pasur praktikë dhe e di kush duhet…

“Nuk ka dashur të dëgjojë”, “Jam kompetent aq sa je ti”, “Kam pasur praktikë dhe e di kush duhet…

Ushtria zvicerane synon të dërgojë satelitin e saj të parë në hapësirë në vitin 2028

Ushtria zvicerane synon të dërgojë satelitin e saj të parë në hapësirë në vitin 2028