Aktorja shqiptare, Monika Lubonja, ka reaguar përmes një postimi në Instagram pas publikimit të disa videove intime, duke thënë se nuk ka dhënë pëlqim që të filmohet apo që materiale intime të saj të publikohen.
Lubonja ka thënë se përmes këtij reagimi dëshiron të mbrojë dinjitetin dhe të drejtat e saj, duke kërkuar që të ndalet, siç e ka quajtur ajo, “baltosja” ndaj saj.
“Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërin për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj. Kërkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime”.
“Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim tё filmohem, të rregjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem per dashurine që kam dhenë. Më dhemb që besimi im eshtë kthyer në armë kundër meje”, ka shkruar ajo./Klankosova.tv




