Haradinaj: Ligji është për UÇK-në, ata që e dhanë jetën nuk e ndërlidhën me diçka tjetër (VIDEO)

Haradinaj: Ligji është për UÇK-në, ata që e dhanë jetën nuk e ndërlidhën me diçka tjetër (VIDEO)
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e Specializuara është çështje që, sipas tij, u takon të gjithëve dhe nuk duhet të ndërlidhet me çështje të tjera politike. Haradinaj, në një konferencë për media, ka thënë se vendimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përbën, sipas tij, një ofendim për […]

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e Specializuara është çështje që, sipas tij, u takon të gjithëve dhe nuk duhet të ndërlidhet me çështje të tjera politike.

Haradinaj, në një konferencë për media, ka thënë se vendimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përbën, sipas tij, një ofendim për Kosovën, popullin dhe luftën çlirimtare.

“Ky ligj është i të gjithëve. Janë dy ofendime që po ndodhin radhazi, i pari është vendimi dënues për udhëheqësit e UÇK-së, është ofendim për Kosovë, për popullin e Kosovës, për luftën tonë të drejtë. Poashtu është ofendim për çdo shqiptar të vërtetë, për çdo patriot, këtë ligj me ndërlidhë me çkado qoftë tjetër”, u shpreh ai.

Ai ka kritikuar ndërlidhjen e Ligjit për UÇK-në me çështje të tjera politike, duke thënë se edhe kjo është “tepër ofenduese”.

“Njerëzit kur e kanë dhënë jetën, nuk e kanë ndërlidhur  me diçka tjetër, njerëzit që po vuajnë në burgje atje, nuk e kanë ndërlidhur jetën e vet me asgjë tjetër, është tepër ofenduese të bëhen lojëra, të bëhen pazare, kurthe e me u mundu me zën njëri-tjetrin në faj me Ligjin për UÇK-në”.

“Ky ligj është për UÇK-në, nuk po bëhet as vetëm për ata katër që janë atje, por po bëhet për të vertetën tonë historike, për luftën tonë të shenjtë”, deklaroi Haradinaj./Klankosova.tv

Lexo edhe

Ronaldo kthehet te Portugalia, sqaron përplasjen me Jorge Jesus

Ronaldo kthehet te Portugalia, sqaron përplasjen me Jorge Jesus

Gjini për Kurtin: E zbuloi veten sa i pandershëm, mashtrues dhe sa brutal është ndaj qytetarëve

Gjini për Kurtin: E zbuloi veten sa i pandershëm, mashtrues dhe sa brutal është ndaj qytetarëve

Lindja e binjakëve, Xhuli: Një grua mundet me ia dalë edhe kur krejt bota i thotë që s’mundet

Lindja e binjakëve, Xhuli: Një grua mundet me ia dalë edhe kur krejt bota i thotë që s’mundet

Haradinaj: Ligji është për UÇK-në, ata që e dhanë jetën nuk e ndërlidhën me diçka tjetër (VIDEO) | Momenti