Haradinaj: Kur rrezikohet UÇK-ja, rrezikohet edhe siguria kombëtare

Haradinaj: Kur rrezikohet UÇK-ja, rrezikohet edhe siguria kombëtare

Haradinaj: Kur rrezikohet UÇK-ja, rrezikohet edhe siguria kombëtare

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duhet të jetë e vazhdueshme, pasi, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe lirinë e vendit, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se siguria kombëtare e Kosovës buron nga vlerat e lirisë dhe nga lidhja e UÇK-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Sponsor 3M Express

“Siguria jonë kombëtare buron nga vlerat e lirisë, nga UÇK-ja, e cila është e lidhur ngushtë me Amerikën dhe NATO-n. Pak a shumë ky është filli, deri te liria. Ne, në vazhdimësi, pra jo vetëm kur rrezikohet UÇK-ja, ose të themelet e lirisë, por ne në vazhdimësi duhet të jemi mbrojtje të UÇK-së. Jo për shkak të atyre që janë gjallë sot, ose që kanë qenë dikur në udhëheqje të UÇK-së, por për shkak të vetë të sigurisë tonë kombëtare”, tha ai.

Ai theksoi se, sipas tij, rrezikimi i UÇK-së, qoftë nga faktorë të jashtëm apo nga gabimet e brendshme, paraqet njëkohësisht rrezik për sigurinë kombëtare dhe lirinë e Kosovës.

“Kur rrezikohet UÇK-ja, qoftë nga armiqtë e jashtëm, apo nga gabimet tona, ta dini që rrezikojmë sigurinë kombëtare, pra lirinë tonë. Veprimet janë shumë të vona, po kuptohet, për punë të mira, edhe i japim mbështetje, çdo angazhim në mbështetje të udhëheqjes të udhëheqjes të ushtrisë shëmtare të Kosovës”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj: Kur rrezikohet UÇK-ja, rrezikohet edhe siguria kombëtare appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Haradinaj: Kur rrezikohet UÇK-ja, rrezikohet edhe siguria kombëtare | Momenti