Hapet aplikimi për subvencionimin e rrymës për familjet e cenueshme për vitin 2026–2027

Hapet aplikimi për subvencionimin e rrymës për familjet e cenueshme për vitin 2026–2027

Hapet aplikimi për subvencionimin e rrymës për familjet e cenueshme për vitin 2026–2027

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar hapjen e afatit të aplikimit për Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2026–2027.

Sponsor 3M Express

Përmes këtij programi, familjet që i plotësojnë kriteret e përcaktuara do të mund të përfitojnë mbështetje financiare përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të ministrisë, aplikimi mund të bëhet nga një anëtar i ekonomisë familjare, ndërsa kërkesa mund të lidhet vetëm me një njehsor elektrik.

“Të drejtë aplikimi kanë ekonomitë familjare që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e Programit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Programi synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve të cenueshme dhe t’i ndihmojë ato në përballimin e shpenzimeve të energjisë elektrike gjatë periudhës 2026–2027.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hapet aplikimi për subvencionimin e rrymës për familjet e cenueshme për vitin 2026–2027 appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027

Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: “Të rinjtë janë e ardhmja”

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: “Të rinjtë janë e ardhmja”

Samiti i Ballkanit: Diskutime për thëngjill e energji të pastër (VIDEO)

Samiti i Ballkanit: Diskutime për thëngjill e energji të pastër (VIDEO)