Hamza kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

Hamza kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

Hamza kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

Në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, Hamza tha se themelimi i grupit punues për hartimin e strategjisë shtetërore është një hap i mirë, por theksoi se tani duhet kaluar nga vendimet te veprimet konkrete.

Ai bëri me dije se është takuar me kryeministrin Albin Kurti para dy ditësh dhe se, si rezultat i diskutimeve, është miratuar themelimi i grupit punues për strategjinë shtetërore në fazën e apelit.

Sponsor 3M Express

Hamza theksoi se mbrojtja juridike në gjykatë dhe mbrojtja e së vërtetës historike në arenën ndërkombëtare janë dy detyra të ndryshme, të cilat duhet të zhvillohen në koordinim.

Sipas tij, ekipet mbrojtëse duhet ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe profesionale, ndërsa shteti duhet të sigurojë mbështetjen e nevojshme institucionale, të mbrojë të drejtat e qytetarëve të tij dhe të shpjegojë historinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kryetari i PDK-së kërkoi që grupi punues të hartojë sa më shpejt një strategji konkrete dhe një plan veprimi që mund të matet përmes rezultateve.

Ai po ashtu kërkoi që në ditët e ardhshme të rriten fondet për mbrojtjen juridike të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Duke folur për ligjin që lidhet me Dhomat e Specializuara, Hamza tha se Kuvendi e ka përmbushur përgjegjësinë e tij përmes miratimit të rezolutës me 99 vota dhe ligjit me 88 vota.

Ai vlerësoi se nismat ligjore të Kuvendit synojnë garantimin e drejtësisë dhe pavarësisë nga ndikimet e jashtme, ndërsa shtoi se shqetësimet duhet të përqendrohen te pretendimet për padrejtësi dhe shkelje të të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor në Hagë.

Hamza gjithashtu kërkoi nga presidentja Justina Shiroka-Pula që të angazhohet për respektimin e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së dhe për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës çlirimtare, përfshirë komunikimin me partnerët ndërkombëtarë.

Ai theksoi se mbrojtja e luftës së UÇK-së është përgjegjësi e përbashkët, pavarësisht dallimeve partiake dhe pozitave institucionale.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Mblidhen sot tri komisione parlamentare